Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, më informoi se në pikat e pagesës në korrik të vitit 2024, ka qarkullim prej 470.194.563 denarë, që është për 16.071.251 denarë më tepër, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Këto para kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, vetëm ndryshimi është që nuk kanë përfunduar në arkën e shtetit, ku tani me ato para ndërtojmë kopshte, shkolla, rrugë.
Ne investojmë në spitale, vende të reja pune.
Dallimi është se punohet me nikoqirllëk dhe me përgjegjësi. Opozita bën një politikë pasionesh të ulta dhe pa pasur ide të mirëfillta kritikon sa për të kritikuar, por kjo nuk do të na pengojë të rregullojmë atë që kanë prishur.
Përmbushim për çdo person të vetëm. Shteti i popullit.
Maqedonia për ty.