“Të gjitha investimet do të kenë një efekt super pozitiv mbi produktin vendas, sepse janë të orientuara drejt eksportit, disa prej tyre kanë komponentin e eksportit, por diferenca neto eksport-import është ajo që hyn në llogaritjen e prodhimit bruto të brendshëm dhe do të jetë i madh”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e tij në “Për apo Kundër” në televizionin Alfa, duke paralajmëruar investime të reja me të cilat do të përmirësohet ekonomia.
Në sferën e investimeve, kryeministri Mickoski theksoi se shumë shpejt opinioni do të jetë dëshmitar i një zgjidhjeje ligjore me të cilën tatimi mbi fitimin për kompanitë shumëkombëshe që do të konsolidojnë fitim më të madh se 50 milionë euro këtu në vendin tonë, do të kenë tatim deri në 5%, që është historike, por edhe rajonalisht tatimi më e ulët.
“Në përgjithësi, me “Alkazar” ne fitojmë një teravat energji elektrike nga burimet e energjisë së rinovueshme, kompania ka nisur procedurën, përgatitjet administrative janë duke u zhvilluar dhe pres që në të njëjtën ditë, një vit pasi kanë nënshkruar kontratën, që ky investim i gjysmë miliardë dollarëve të bëhen realitet. “Epsotek” është një kompani që e kemi paralajmëruar edhe kur erdhëm në qeveri, qeveria e kaluar ka thënë se ata e kanë punuar, unë i falënderova, ju thashë “faleminderit për këtë që keni bërë me vite, por duhet të jeni të vetëdijshëm që për pak javë e kemi vënë në funksion këtë investim”. Shumë shpejt nga sot do të kemi gur themelin. “Vabtek” është poashtu investim ku i tejkaluam problemet e së kaluarës, ato tashmë janë të pranishme, por këto 70 milionë euro eksport do të ndikojnë dukshëm në bruto produktin vendor”, tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski paralajmëroi edhe dy investime të kompanive ekzistuese që pritet të konfirmohen deri në fund të vitit, investime të mëdha, si dhe një tjetër investim të ri prej 150 milionë eurosh, ku vendi ynë është në garë të ngushtë me një shtet të madh të fuqishëm, anëtar i BE-së dhe ish-anëtar i bllokut lindor ku negociohet për kushtet.
“Dhe një investim tjetër, gurthemelin do ta paralajmëroj pas një ose dy javësh, shfrytëzoj rastin të falënderoj qeverinë e mëparshme që ka punuar për këtë investim për disa vite, por ja që u deshën këto dy muaj për tu ndryshuar qeveria që ky investim të bëhet realitet. Që nga dita e parë thamë se ekonomia është fokusi ynë, nëse nuk keni ekonomi të mirë, nuk keni të hyra në buxhet, e atëherë nuk ka paga më të larta, nuk ka subvencione”, tha kryeministri Mickoski.