Në intervistën për emisionin “Për apo Kundër” në Alfa TV, kryeministri Mickoski iu referua edhe akuzave që LSDM-ja opozitare i ka drejtuar atij dhe koalicionit qeveritar për një lloj marrëveshjeje në lidhje me rastin e arratisjes së shtetasit kosovar i kërkuar me fletarrest, Blerim Ramadanit.
Kryeministri Mickoski i hodhi poshtë kualifikimet e tilla dhe theksoi përgjegjësi në gjykatë.
“Gjyqtari që urdhëron arrest shtëpiak është i njëjti gjyqtar që ka trajtuar rastin për rrahësit në M-NAV. Atje nuk morri pjesë asnjë zyrtar i njohur nga VLEN, VMRO-DPMNE apo ZNAM. Aty ka marrë pjesë personalisht kryetari i degës së BDI-së në Çair. I njëjti gjyqtar i liroi, i njëjti që urdhëroi arrest shtëpiak. Ai është gjyqtari i preferuar i ish-qeverisë”, deklaroi kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski në një intervistë për Alfa TV dhe theksoi se akuzat e LSDM-së për këtë rast janë pa bazë dhe qesharake.
Mickoski shtoi se ky gjyqtar është selektuar, zgjedhur dhe më pas është avancuar në kohën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.
“Në fund të ditës këtu është institucioni i Këshillit Gjyqësor, ja institucioni i Prokurorit Publik të Shtetit, le të hyjnë të hetojnë”, bëri thirrje kryeministri Mickoski.