“Dhjetë pikat janë rezultat i hulumtimit që e bëjmë të paktën dy herë në muaj dhe është rezultat i asaj që qytetarët presin nga qeveria. Këtu përfshihen maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët e të tjerë. Këto dhjetë postulate janë rezultat i atyre hulumtimeve, shumica dërrmuese kanë nevojë për një rezultat pozitiv pas atyre dhjetë shtyllave në atë platformë. Fatkeqësisht, disa nga partitë politike refuzuan menjëherë, sipas meje, në mënyrë të papërgjegjshme dhe të papjekur dhe supozoj se disa prej tyre do ta marrin vendimin në periudhën në vijim”, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se shumica e qytetarëve, dy të tretat, nuk duan konflikte etnike, nuk duan tensione etnike, por duan jetë më të mirë, më shumë para, paga më të larta, standarde dhe rend më të lartë dhe kjo është pjesë e këtyre dhjetë shtyllave.
“Ka politikanë dhe struktura politike që në mungesë të një oferte të tillë apo në mungesë të dëshirës për të pranuar atë që ka bërë kjo qeveri në dy muajt e fundit, po përpiqen të defokusojnë me çështjet etnike, duke menduar se në këtë mënyrë do të mobilizojnë një masë, që ta mbrojnë pronën e fituar në mënyrë kriminale”, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski tha se duhet të punohet për një standard më të mirë, për paga dhe pensione më të larta, për sundim të së drejtës dhe për të pasur rend dhe rregull për të gjithë, sepse kështu pret shumica dërrmuese.
“Unë duhet të përfaqësoj vullnetin e shumicës dhe kjo është demokracia edhe në shumicë ka nga të gjitha bashkësitë etnike dhe ata thonë atë që përmbajnë ato 10 postulate”, deklaroi Mickoski.