Mickoski: Qeveria do të vazhdojë të investojë në projekte kapitale në Kavadar

Është nder dhe kënaqësi të jem sot këtu në Kavadar.

Nuk do ta përsëris atë që tha kryetari sepse realisht shohim një zhvillim të jashtëzakonshëm, realizimin e projekteve kapitale, mund vetëm të shpreh kënaqësinë time, ta inkurajoj të vazhdojë kështu dhe ta falënderoj për atë që po bën bashkë me administratën, këshillin, me deputetët në Kuvendin e Maqedonisë për Kavadarin dhe për qytetarët e Kavadarit.

Në të vërtetë, ne si Qeveri jemi në dispozicion për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar dhe për ta bërë edhe më fantastike këtë situatë vërtet fantastike në të cilën ndodhet qyteti sot, ky është qëllimi ynë si Qeveri dhe brenda këtij synimi është edhe ky projekt që përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale synon financimin e projekteve kapitale në komunat e të gjithë vendit, kryetari i komunës përmendi se Kavadari tashmë ka aplikuar, kemi diskutuar se cilat mund të jenë projektet për vitin e ardhshëm, sepse kjo është vetëm pjesa e parë deri në në fund të këtij viti, vitin tjetër do të kemi sërish një thirrje të tillë publike dhe jam i bindur se cilësia e jetës këtu në Kavadar, për kavadarët, do të jetë dramatikisht më e mirë se kjo gjendje fantastike në të cilën ndodhet tani.

Edhe një herë urime kryetarit të komunës, deputetëve, këshilltarëve, administratës që e përkrahin dhe punojnë për kryetarin këtu në Komunën e Kavadarit. Gjithashtu, me ftesë të ministrit, sot jam këtu në Njësinë për Punë të Brendshme në Kavadar së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike për të bërë inspektim të sistemit "Safe city", të cilin do ta përmend ndërsa e përmendën edhe dy bashkëbiseduesit e mëparshëm dhe kryetari i komunës dhe ministri i Punëve të Brendshme është investim i komunës, por në periudhën në vijim duhet të integrohet në sistemin më të madh që Ministria e Brendshme planifikon të zbatojë. 

Kjo është shumë e rëndësishme sepse shikoni se cilat janë shifrat, niveli i krimit është ulur në mënyrë dramatike, ky është qëllimi ynë për shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore, sepse një jetë e humbur njerëzore është një humbje e përhershme për familjen dhe për vendin, prandaj jemi të vendosur që si Qeveri përmes MPB-së ta shtyjmë deri në fund këtë projekt, ta zbatojmë në tërë territorin e Maqedonisë, sepse jemi të bindur se kështu do të shpëtojmë shumë jetë njerëzish. Nuk do të ndodhë menjëherë në mënyrë ofanzive do të ketë fushatë të përshtatshme, do të ketë një periudhë testimi për të bindur qytetarët se ligjet duhet të respektohen nëse duam që ata të disiplinohen në trafik, jo vetëm në trafik dhe kudo nëse duam të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish sepse humbja është një humbje e pallogaritshme. 

Kështu e pamë këtë sot në Kavadar, i cili do të jetë një qytet i sigurt i integruar në një projekt më të madh që ministria po e punon. Mbështetja e qeverisë është e padyshimtë, është e qartë dhe ne vazhdojmë në atë drejtim. Duhet të ketë disiplinë, të ketë rregull dhe të ketë sundim të ligjit, sepse anarkia, kaosi, çrregullimi nuk të çojnë në rrugë të mirë, të çojnë në rrugë të keqe dhe qëllimi ynë, për të cilin kemi fituar besimin e qytetarëve më shumë se katër muaj më parë, është pikërisht kjo që ligji të sundojë njësoj për të gjithë, të mos ketë çrregullim, kaos, krim, ose të jetë brenda një vlere shumë minimale, kështu që edhe një herë në fund do të më lejoni të përgëzoj kryetarin e komunës për punën e jashtëzakonshme që ka bërë këtu në Komunën e Kavadarit, i uroj ministrit punë të suksesshme në realizimin e këtij projekti, të gjithë atyre që mbështesin punën e drejtorit të BSP-së, të punësuarve këtu në NJPB të Kavadarit, në ministri, administratën në komunë, këshilltarët, deputetët këtu nga Kavadari dhe kështu të vazhdojmë dhe të tregojmë se jo të gjithë janë njësoj, se ndryshimet janë të mundshme dhe se ndryshimet po vijnë dita ditës.