Zëvendësi i kryetarit përgjegjës për sistemin politik Dimovski në NP Jasen dhe Makedonski Brod në takim pune kushtuar transformimit të sistemit për menaxhim të krizave

Transformimi i sistemit për ballafaqim me situata krize dhe mënyrat për përmirësimin e situatave me veprime parandaluese, ishte tema e takimit të sotëm në Makedonski Brod të zëvendës i kryetarit të Qeverisë përgjegjës për sistem politik Ljupço Dimovski dhe kryetarit Zharko Risteski me përfaqësuesit e institucioneve kompetente dhe shërbimeve të cilat drejtpërdrejt ishin të angazhuar për përballimin e situatës së krizës të shkaktuar nga zjarret në territorin e NP Jasen dhe në Komunën e Makedonski Brodit.

Në takim u shkëmbyen informacionet nga shuarja e zjarreve dhe dëmet e shkaktuara prej tyre, me sugjerime dhe ide se çfarë duhet bërë për zgjidhjen e problemeve aktuale në funksionimin e sistemit. Konkluzioni i përbashkët është se zjarret e verës janë pasqyra e shtetit, i cili në këtë pjesë është jofunksional.

Pak kohë më parë, Qeveria miratoi vendim për formimin e grupit të punës, i cili do të përgatisë zgjidhje për transformimin e sistemit të menaxhimit të krizave.

Është duke u përgatitur një analizë e situatës dhe Strategji e veçantë me hapa specifikë për krijimin e sistemit integral funksional për kontrollin dhe menaxhimin me krizat.

Koncept i bazuar në vullnetarët, trajnimin dhe pajisje të plotë të pjesëtarëve të njësive zjarrfikëse. Është në plan hapja e një qendre për trajnimin e vullnetarëve/zjarrfikësve të cilët do të trajnohen dhe do të vihen në dispozicion të njësive territoriale të zjarrfikësve për ballafaqim më të lehtë me zjarret në natyrë dhe zjarret në vetë mjediset urbane.

Gjithashtu shkëmbimi i përvojave dhe praktikave në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Ndryshimi i dhjetëra ligjeve dhe zgjerimi i numrit të institucioneve me rrjetëzimin dhe punën e tyre të koordinuar në sistemin integral të menaxhimit të krizave.