Mickoski: Nga BE më thonë se autoritetet tuaja na bindnin se japin garanci për diçka që nuk mund ta realizojnë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e sontme të emisionit “Samo Intervju” në televizionin “Kanal 5”, thotë se në Bashkimin Evropian bashkëbiseduesit i kanë thënë se Pendarovski dhe Kovaçevski kanë pranuar diçka që nuk e realizuan, gjegjësisht se i kakë bindur se do të sigurojnë 80 deputetë për të votuar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, sipas parimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Pendarovski dhe Kovaçevski pranuan diçka që nuk e realizuan. Na turpëruan dhe i turpëruan në BE. A e dini se çfarë më thonë të gjithë bashkëbiseduesit atje? Më thonë se ne e mbështesim këtë sepse tuajt na kanë bindur se do të përmbushin sipas parimit të Prespës, për veshë do tërhiqnin zvarrë deputetët dhe do të siguronin 80. Ja dështuan. Tani çfarë të bëjmë”, thotë kryeministri Mickoski dhe shtoi:

“Nuk më shkon kurrë në mendje të jap garanci për diçka që nuk jam i sigurt se do ta përmbush. Pozicioni im është shumë i qartë”.

Mickoski theksoi se nuk mund të pranojë diçka për të cilën ka qenë kundër më parë.

“Nëse dikush pret që kjo Qeveri apo unë të pranojë diçka që unë në parim kam qenë kundër, sepse kam pasur argumente, e jo pse jam kokëfortë, mendoj se po prisnin gabimisht. Ose nuk më njeh mua, ose nuk i njeh rrethanat këtu”, tha Mickoski.

Kryetari Mickoski porositi se vlerat evropiane janë institucione të forta, miqësi dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Vlerat evropiane janë institucione të forta, vlerat evropiane janë marrëdhënie të mira fqinjësore, marrëdhënie të ndershme, marrëdhënie miqësore”, tha ai dhe shtoi se “nëse Brukseli dëshiron që Maqedonia të jetë në Bashkimin Evropian, atëherë ka mënyrë. Nëse dikush në Bruksel, në Berlin, në Paris, në Romë dëshiron vërtet të na shohë atje, ka një mënyrë. Nëse ka vullnet, ka dhe mënyrë."