Të nderuar,
Sot u mbajt seanca e 25-të e Qeverisë, në të cilën janë zgjedhur zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për zëdhënëse Qeverisë është emëruar Marija Miteva.
M-r Marija Miteva, me profesion është juriste e diplomuar në Universitetin e Shën. Kirili dhe Metodi - Fakulteti Juridik Justiniani I, me megjistraturë në të drejtën afariste dhe provimin e dhënë të jurisprudencës.
Në nivel profesional, Marija ka përvojë të pasur pune në sferën juridike dhe politike, me më shumë se 10 vjet përvojë pune progresive. Historia e saj profesionale përfshin pozitat si këshilltare për çështje juridike në Qeveri, si dhe këshilltare për çështje normative në qytetin e Shkupit. Viteve të fundit ajo është angazhuar në mënyrë aktive në politikë, gjë që rezultoi me zgjedhjen e saj si deputete, ku u përfshi në krijimin dhe rishikimin e ligjeve dhe vendimeve të rëndësishme politike që ndikojnë në të ardhmen e shtetit.
Në fushën e arsimit joformal, Marija ka një sërë edukimesh shtesë, si trajnime që përfshijnë planifikimin e projekteve për projektet e BE-së, menaxhimin e cilësisë në institucionet publike, barazinë gjinore dhe shkrim mediatik. Në vitin 2022, Mariјa ishte pjesë e programit të Këshillit Amerikan për Liderë të Rinj Politikë (ACYPL) të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ku pasuroi njohuritë e saj në politikën ndërkombëtare. Gjithashtu, që nga viti 2021, ajo është alumni e Institutit Suedez përmes një moduli të përfunduar me sukses të Akademisë për Profesionistë të Rinj me temë - migrimi dhe integrimi në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2019 ka marrë pjesë në trajnime për përfshirjen e metodologjive të avancuara për politikëbërjen publike të bazuar në të dhëna të organizuara nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe trajnime për menaxhimin e cilësisë në institucionet publike dhe ka punuar në forcimin e rezistencës ndaj dezinformatave të organizuara nga Instituti Nacional Demokratik (NDI). Si anëtare e grupit punues për barazi gjinore në kuadër të projektit Women Lead (NDI), ajo ka kontribuar në promovimin e qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe angazhimit në politikë.
Miteva është vazhdimisht e angazhuar në debate dhe forume politike, me qëllim të kërkimit të zgjidhjeve inovative për problemet kyçe sociale, ndërsa përkushtimi i saj për mësim të vazhdueshëm dhe ndjekje të trendeve politike është i një rëndësie të madhe për menaxhimin e saj efektiv dhe shërbimin ndaj qytetarëve, veçanërisht në fushat e politikës dhe shkencave shoqërore, duke mundësuar kuptim dhe qasje më të mirë ndaj çështjeve me përgjegjësi shoqërore. Ajo shpesh nxjerr në pah vlera të tilla si integriteti dhe profesionalizmi, të cilat i konsideron si kyçe në punën e përditshme dhe angazhimin shoqëror. Me parime të forta, ndershmëri dhe ndjenjë për drejtësi, ajo është plotësisht e përkushtuar ndaj politikës dhe përmirësimit të saj.
Për zëdhënëse e Qeverisë është emëruar edhe Venera Ljatifi Azizi.
Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend. Aktualisht është e punësuar në zyrën e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun dhe për mbështetjen e kryetarit. Politolog i diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore. Aktualisht është student i magjistraturës në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën "Roli i misioneve diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut". E martuar, nënë e dy fëmijëve.
Naum Stoillkovski është emëruar Këshilltar për komunikim dhe marrëdhënie me publikun i angazhuar për koordinimin e zëdhënësve.
Stoillkovski është gazetar i diplomuar në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Universitetin "Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Stoillkovski ka një karrierë shumë dekadashe dhe të frytshme mediatike dhe gazetareske në mediat vendase dhe të huaja, ku profesionalisht është avancuar dhe ka kryer disa funksione në sferën mediatike.
Në karrierën e tij ka punuar në media të shkruara, gazeta ditore, të përjavshme, ka punuar si gazetar televiziv, redaktor lajmesh, producer, redaktor dhe drejtues i emisioneve televizive dhe radio, si dhe në përmbajtje moderne të mediave në internet. I martuar, baba i dy fëmijëve.