“Faleminderit për mbështetjen e Bankës Botërore për këtë dhe shumë projekte të tjera të shumta. Me mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe kryeministrit Mickoski, punojmë në shumë projekte infrastrukturore në të njëjtën periudhë kohore. Fillojmë dhe është shumë e rëndësishme të përfundojmë projektet. Këtë projekt e fillojmë sot dhe duhet të përfundojë në maj të vitit 2025 dhe të kemi fazën e parë të rindërtimit të pikës kufitare Deve Bair të përfunduar. Për momentin po punojmë në një plan të ri urbanistik të kategorisë A, i cili duhet të na çojë në fazën e dytë të realizimit të pikës kufitare, në mënyrë që gjatë vitit të ardhshëm të fillojmë dhe gjatë vitit 2026 ta përfundojmë këtë pike kufitare dhe në pjesën e drejtorisë kufitare dhe në atë të drejtorisë fitosanitare dhe në pjesën e policisë kufitare dhe sigurisht me më shumë korsi trafiku. Deri te kjo pike kufitare që nga Viti i Ri do të cojë një autostradë e bukur eksprese. Tashmë jemi në fazën finale të ndërtimit të rrugë eksprese Rankovc-Kriva Pallankë dhe po ashtu dua të njoftoj se fillojmë të projektojmë trase të re me qëllim të lidhjes së Kumanovës me rrugën e re eksprese deri në Rankovc, në mënyrë që të mund të mbërrini në vendkalimin kufitar nga Shkupi në një udhëtim të këndshëm me kohëzgjatje prej një orë apo një orë e dhjetë minuta. Shpresoj që fqinjët tanë do t'i kushtojnë të njëjtën vëmendje apo të ngjashme si ne për Korridorin 8, këtu kam parasysh Bullgarinë dhe Shqipërinë si pjesë e Korridorit 8. Mund të njoftoj se këto ditë po fillojmë edhe rindërtimin e pikës kufitare të Qafë Thanës, aktivitete të ngjashme dhe pres që deri në maj të vitit të ardhshëm të vihet në funksion”, tha zëvendësi i kryetarit Nikolloski.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se modernizimi i kësaj pike kufitare është mesazh i fuqishëm politik.
“Me vetë këtë rikonstruim dhe me rikonstruksionin e PK Klepallo tregojmë se çdo pikë e Maqedonisë është e rëndësishme për ne. Qytetarët e Maqedonisë të cilët do ta paguajnë këtë huamarrje nga Banka Botërore sa më shpejt që të jetë e mundur, do të fitojnë vendkalime kufitare moderne dhe kushte më efikase të punës në Drejtorinë doganore. Me modernizimin e pikave kufitare do të krijojmë kushte më të mira dhe do të shmangen ato turma dhe shtytje, shtoi kryeministri Mickoski.
Drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, theksoi se investimi dhe përmirësimi i pikave kufitare është pjesë e përpjekjeve për integrim më të shpejtë në BE. Ndërtimi i objektit të ri modern për zhdoganimin e mallrave, i objektit të ri administrativ do të përmirësojë kushtet e punës së doganierëve dhe policëve dhe të gjitha shërbimeve inspektuese në vendkalimet kufitare, theksoi drejtori i Drejtorisë doganore, Nikollovski.