Mickoski: Gjyshërit tanë kishin për qëllim ta çlironin shtetin, ndërsa ne kemi për qëllim ta zhvillojmë ekonomikisht

Të nderuar qytetarë,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë t'ju uroj 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore.

Këtë vit përkujtojmë 83 vjet sfidë dhe dëshirë për një Maqedoni të lirë.

Më 11 tetor 1941 maqedonasit u regjistruan në hartën e kombeve të çliruara, të cilët së bashku me aleatët nga Lufta e Dytë Botërore mposhtën nazizmin dhe fashizmin.

Fryma popullore e  sfidës dhe e mosbindjes që u demonstrua në atë 11 tetor vazhdon edhe sot, ajo është një forcë shtytëse për ndryshime dhe një të nesërme më të mirë. Ky është mendimi që na tërheq përpara, që  gjithmonë mund dhe duhet të bëhet më mirë.

Nëse gjyshërit tanë kishin për qëllim çlirimin e shtetit, qëllimi ynë është ta zhvillojmë Maqedoninë.

Të dashur bashkëqytetarë, edhe pse përballemi me sfida, ne kemi hyrë në një epokë transformimesh ekonomike dhe nuk ka kthim prapa. Jemi të vendosur fortë  para qytetarëve se do të punojmë me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi për ta kthyer shtetin në duart e qytetarëve dhe po punojmë për këtë përmes reformave konkrete, projekteve dhe ndryshimeve kyçe që janë kyçe për rifillimin e institucioneve dhe sistemit.

Epoka që kemi përpara do të shënohet nga progresi dhe zhvillimi ekonomik, siguria juridike e sistemit dhe sundimi I së drejtës, që në vetvete nënkupton një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, një të ardhme për të gjithë qytetarët, projekte zhvillimore, shpresë që sjell ndryshime pozitive, vende të reja pune, perspektivë për të rinjtë dhe më në fund sigurimi i një standardi jetese më cilësor.

Si gjeneratë politikanësh ne nuk kemi një shans të dytë dhe këtë shans dhe besim që na e keni dhënë, duhet ta shfrytëzojmë dhe  nga e njëjta të nxjerrim më së shumti që mundemi, këtë ia detyrojmë të tashmes, por edhe gjeneratave të ardhshme të cilëve duhet tu sigurojmë për të ndërtuar një të ardhme këtu, sepse është amanet  i atyre që ishin para nesh.

Vetëm së bashku me unitet maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serb, vllehë, boshnjakë mund të ndërtojmë një të ardhme dhe prosperitet.

Vazhdojmë  me përkushtim të ecim në rrugën e luftës për krijimin e shtetit të qytetarëve të lumtur dhe të kënaqur.

Gëzuar 11 Tetorin - Ditën e Kryengritjes Popullore.

Me respekt,

Prof. dr. Hristian Mickoski,
Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut