Të nderuar përfaqësues të mediave,
Më lejoni të prezantojë punën e Kabinetit në 100 ditët e para të Qeverisë.
Ashtu si me punën e Qeverisë në përgjithësi, edhe në sferën e ngritjes së transparencës dhe qeverisjes së mirë, jemi përballur me sfida të ndryshme sepse kemi trashëguar institucione të cilat ishin në gjendje katastrofale për shkak të keqqeverisjes dhe shpërdorimeve me burimet publike.
Mbi 200 milion euro shpenzime të paplanifikuara në buxhetin e shtetit, borxhe të trashëguara në çdo resor, si në arsim dhe shëndetësi, në ndërtimin e rrugëve, obligime ndaj bujqëve, etj. E gjetëm buxhetin të harxhuar në shkallë prej 71% për gjashtë muajt e parë të vitit. Gjetëm keqqeverisje në çdo sferë. Përkujtojkëtë realitet të zymtë, jo për të shfajsuar vetveten, por për të ditur pikënisjen e punës tonë.
Në nëntor del shpallja publike për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë civile, me detyrë për të koordinuar dhe thelluar këtë bashkëpunim. Në bashkërendim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe shoqërinë civile, në përgaditje e sipër është edhe Strategjia e re për Shoqërinë civile.
Ne tashmë e kemi demonstruar gatishmërinë dhe vullnetin tonë të sinqertë për të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aktive sektorin civil në vendimmarrjen e qeverisë. Me propozim timin,Qeveria miratoi vendim që në përbërjen e re të Trupit ndër-resorial për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit, për herë të parë në cilësi të anëtarit me të drejtë vote të përfshihet edhe një përfaqësues nga shoqëria civile. Ky përfaqësues apo kjo përfaqësuese do të nominohet nga Këshilli për bashkpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë civile.
Ndryshimet e Planit të veprimit për transparencë, në pjesën e afateve dhe të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve të planit, u imponuan për shkak të ndryshimeve të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratësshtetërore.
Në procedure qeveritare është vendosur edhe Strategjia e re për hetime financiare dhe konfiskimin e aseteve kriminale, e përgaditur me ndihmën e GIZ-it gjerman. Ky dokument do të mundësojë forcimin e kapaciteteve dhe përmisimin e koordinimit të punës së institucioneve në ndjekjen e larjes së parave, zbulimin e pronës së fshehur si edhe konfiskimin e pronës së paligjshme. Zbatimi i strategjisë do të kontribuojë që procedurat gjyqësore të kurorëzohen me konfiskimin e pronës së paligjshme duke ngritur në nivel tjetër luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Poashtu, zbatimi i saj do të ndikojë edhe në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve duke dërguar mesazh të qartë se krimi ndëshkohet.
Lidhur me Strategjinë për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025, në pajtim me udhëzimet eGREKO-s të Këshillit të Evropës, është vendosur që institucionet të caktojnë person përgjegjës për pranimin e dhuratave nga funksionarët dhe menaxhimin e tyre.
Me nismën tonën dhe në bazë të udhëzimeve të Entit Shtetëror për Revizion, Qeveria miratoi vendim për themelimin e Grupit të punës, i cili do të ketë për detyrë të përpilojë Regjistrin për evidentimin e gjithë pasurisë së patundshme të shtetit. Pasuria e patundshme e shtetit nuk është evidentuar asnjëherë më parëduke lënë mundësin e hapur për shpërdorime me pronën publike. Jam i lumtur që grupi i punës përgjegjës për krijimin e këtij Regjistri do të nisë me punë këto ditë.
Mjete shtesë do të sigurohen edhe për Prokurorinë publike dhe organet tjera të sektorit të drejtësisë për të mundësuar punësime të reja të kuadrave, përmirësim të infrastrukturës dhe për aktivitete shtesë për luftë më efikase kundër korrupsionit.
Si Qeveri, gjetëm zgjidhje ligjore kundër keqpërdorimit tëmakinave zyrtare, dukuri e pranishme nga qeverisja paraprake. Mbi 1.500 makina zyrtare do të mbajnë tabela të speciale, me numër dhe ngjyrë të veçantë, duke u mundësuar qytetarëve më lehtë t’i identifikojnë dhe t’i denonocojnë keqpërdorimet e mundshme të funksionarëve të veturave zyrtare.
Poashtu, kemi qenë aktiv në grupet e punës për përpilimin enismave të ndryshme ligjore dhe të dokumenteve të ndryshme të Qeverisë, që prekin qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Për shembull, Kabineti im po merr pjesë aktivisht në përgatitjen e propozim-Ligjit kundër korrupsionit i cili do mundësojë të ngrisim luftën kundër kësaj epidemie në nivel më të lartë.
Vëmendje të veçantë i kam kushtuar edhe vendosjes së bashkëpunimit me ambasadat e vendeve partnere dhe organizatat ndërkombëtare. Nga takimet e shumta me ambasadorë tëvendeve mike dhe të agjencive të OKB-së, kanë dalurpropozime konkrete për bashkëpunim dhe përkrahje për projektetë shumta në sferën e qeverisjes së mirë, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.
Siç e përmenda , përveç bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, kemi vendosur bashkëpunim të ngushtë edhe me Institutin Ndërkombëtar Republikan për realizimin e projekteve të ndryshme që do të ndihmojnë në realizimin e prioriteteve tonapër rritjen e transparencës. IRI do ta mbështet Kabinetit tim përpërgaditjen e Planit të ri të punë për qeverisje të mirë për vitin2025.
Si në këto 100 ditë, edhe në të ardhmen do të jem i përkushtuar plotësisht për zbatimin e prioriteteve kryesore të Qeverisë, siç janë transparenca dhe llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit, agjenda refermuese dhe përfshirja e shoqërisë civile në vendimmarje.
Puna e 100 ditëve të para të Qeverisë, dëshmoi se ia vlejti të hiqet qafe një qeverisje e keqe dhe e papërgjegjshme si ajo e BDI-së, e cila për 22 vite keqqeverisje prodhoi epidemikorrupsioni dhe kapje sistemore të shtetit.
Ndryshimi i madh ndodhi.
Tani jemi më të përkushtuar se kurrë të punojmë pa u kursyer që ky ndryshim të jetë i prekshëm për të gjithë qytetarët pa dallime!
Faleminderit për vëmendjen!