Mickoski nga Berlini: Kancelari Shollc konfirmoi se Gjermania është aleati ynë i fortë, nuk udhëheqim politikë me kurriz të përkulur, meritojmë t’i hapim kapitujt drejt BE-së

Në margjinat e ditës së parë të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit” që zhvillohet në Republikën Federale të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për televizionin maqedonas, theksoi përshtypjet nga takimet e shumta me politikanët pjesëmarrës në manifestim.

Ai takimin me kancelarin gjerman Ollaf Shollc e vlerësoi si shumë produktiv dhe konfirmoi se Gjermania mbetet mbështetësi ynë i fortë dhe aktiv.

Porosia që më ka mbërritur këtu në Berlin është se Gjermania mbetet mbështetësi, aleati dhe partneri i ynë i fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane, theksoi Mickoski, i cili shtoi se të njëjtën mbështetje e kanë riafirmuar edhe liderët e tjerë të qeverive dhe liderët politikë pjesëmarrës në proces.

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë nga Berlini tregoi se para të pranishmëve i ka prezantuar edhe prioritetet e Qeverisë.

“Kjo ishte një mundësi e mirë për të prezantuar planet tona në sferën e ekonomisë dhe në pjesën e ambicies tonë për të qenë një udhëkryq në Ballkan, në kuptimin e të qenit një udhëkryq i flukseve të energjetike, infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës hekurudhore, sepse si në mënyrë natyryrore ashtu edhe gjeografike jemi udhëkryq i 2 korridoreve të rëndësishme evropiane, Korridorit 8 dhe Korridorit 10”, tha Mickoski.

Në fushën e energjetikës, Kryeministri Mickoski theksoi se qëllimi është që shteti të bëhet plotësisht i pavarur nga aspekti energjetik.

“Qëllimi ynë politik dhe ekonomik është që deri në vitin 2026 të prodhojmë aq energji vendore sa shpenzojmë, gjegjësisht të jemi 0 importues të energjisë elektrike, dhe deri në vitin 2027 me realizimin e projekteve të këtij plani  të jemi edhe eksportues, tha Kryeministri Mickoski. Në bisedimet e procesit të Berlinit Mickoski e ngriti edhe çështjen e proceseve integruese evropiane të shtetit.

Në sferën e proceseve integruese evropiane, do të theksoja edhe një herë qëndrimin e Qeverisë se ne kemi dhënë shumë edhe si popull edhe si shtet në dekadat e kaluara dhe se meritojmë një shans për të nisur proceset pa kushte, se meritojmë të hapim kapitujt dhe të tregojmë kapacitetet tona për sa shpejt do t'i mbyllim.

Në të njëjtën kohë, unë mbetem i gatshëm të bisedoj me këdo për të gjetur një zgjidhje që do të nënkuptojë në afat të gjatë një zgjidhje reale me një përfundim të qartë dhe fundi duhet të jetë anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian", deklaroi Kryeministri Hristijan Mickoski nga Berlini.

Sa i përket takimit me kancelarin Sholc, Mickoski tregoi se ai ishte jashtëzakonisht i dobishëm, miqësor dhe i sinqertë.

Në takim u shkëmbyen pozicione dhe qëndrime lidhur me këto, por edhe për çështje të tjera gjeostrategjike të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë.

“Ne nuk e zhvillojmë diplomaci me kurriz të përkulur, por diplomacinë  e zhvillojmë në bazë të argumenteve. Ne nuk zhvillojmë diplomaci me të cilën do të pranojmë gjithçka që vihet në tryezë, por zhvillojmë diplomaci në të cilën do të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë në atdheun tonë dhe në të njëjtën kohë do të punojmë me partnerët tanë.

Gjermania është mbështetësi ynë më i madh, partneri ynë dhe jam i bindur se së bashku do të mund t'i tejkalojmë të gjitha sfidat me të cilat  përballemi dhe se më në fund do të gëzohemi për anëtarësimin e atdheut tonë në kuadër të Bashkimit Evropian”, tha Kryeministri Mickoski.