Sot vazhdon vizita e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me Ministrin e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë e cila është pjesë e të ashtuquajturit procesi i Berlinit.
Sot Kryeministri Mickoski do të mbajë fjalim në Odën Ekonomike Gjermane (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) ku do të prezantojë planet ekonomike dhe planet për investime në energjetikë dhe infrastrukturë dhe mundësitë për bashkëpunim dhe investime të kompanive gjermane që janë tashmë prezente në tregun maqedonas.
Ministri për Punëve dhe Tregti të Jashtme do të mbajë takim me Analena Berbok, Ministre Federale për Punë të Jashtme, gjatë së cilës do të mbajnë deklaratë të përbashkët për shtyp.
Poashtu, do të realizojë takim me përfaqësues nga kryesia e fondacionit gjerman Konrad Adenauer Shtiftun. Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Gjermani, pasi kryeministri Mickoski dje pati takime të shumta me kryeministra të qeverive dhe liderë politikë të përfshirë në Procesin e Berlinit. Ai realizoi takim edhe me kancelarin gjerman Ollaf Shollc, gjatë së cilës u konfirmua mbështetja gjermane për integrimin evropian të vendit.