Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski sot mbajti prezantim në Odën Ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) ku prezantoi planet ekonomike dhe planet për investime në energjetikë dhe infrastrukturë dhe mundësitë për bashkëpunim dhe investime të kompanive gjermane që tashmë janë prezent në tregun maqedonas. Krahas kompanive tashmë të pranishme në tregun vendas në shtet, interesim për të investuar këtu kanë shprehur edhe kompani të reja të huaja, kryeministri bëri të ditur se sot shumë shpejt do të hapen negociatat për investimin e tyre të mundshëm.
“Mund të them se patëm një takim shumë të hapur, të sinqertë dhe produktiv me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Gjermanisë, pjesa e cila është përgjegjëse për investimet në Evropën Lindore dhe Juglindore. Një pjesë e madhe e kompanive që ishin të pranishme në këtë takim tashmë janë të pranishme me fabrikat e tyre prodhuese këtu. Kishte edhe kompani të tilla që pa mëdyshje shprehën dëshirën për të investuar tek ne dhe për të qenë prezentë në tregun maqedonas. Normalisht kemi shkëmbyer detaje për kontakte të mëtejshme dhe mendoj se së shpejti do të na vizitojnë dhe do të hapim negociatat për investimin e tyre të mundshëm. Synimi ynë si Qeveri që në fillim ka qenë përmirësimi i klimës së investimeve dhe rritja e aktivitetit investues të kompanive, jo vetëm vendase por edhe të huaja gjithashtu. Mendoj se kjo në Gjermani është një mundësi e jashtëzakonshme dhe e mjaftueshme, duke pasur parasysh që shkëmbimi ynë tregtar tejkalon shumën prej pesë miliardë euro, mijëra qytetarë tanë punojnë në kompani të investitorëve gjermanë dhe ne si Qeveri kemi edhe obligim edhe përgjegjësi që të vazhdojmë promovimin do të thosha në fuqinë më të madhe ekonomike evropiane. Promovimi i mundësive dhe kapaciteteve investuese.
Sot këtë e kemi bërë në disa fusha si shërbimet, turizmin, energjetikën, prodhimin, etj. Mendoj se kemi pasur një takim jashtëzakonisht pozitiv dhe mendoj se pas këtij takimi, më saktë, jam i sigurt se në periudhën e ardhshme do të kemi edhe disa investitorë të rinj”, deklaroi Kryeministri Mickoski.
Kënaqësi për qëllimet e Qeverisë maqedonase, të cilat kanë për qëllim rritjen e aktiviteteve investive të kompanive të huaja në tregun maqedonas, shprehu edhe Majkl, i cili theksoi se diskutimi ishte efektiv.
“Duhet të them se diskutimi ishte shumë efektiv dhe shpresëdhënës, për këtë kishim një përshtypje të deklaruar, sepse Kryeministri u shpreh se kjo Qeveri është realisht e orientuar drejt biznesit. Diskutuam çështje që lidhen me energjinë dhe infrastrukturën në veçanti, si dhe produktet farmaceutike dhe digjitalizimin”, deklaroi Majkëll Harms.
Prioritet i Qeverisë është stabilizimi ekonomik i shtetit dhe të jemi miq me komunitetin e biznesit. Është e rëndësishme të hapen sa më shumë vende pune dhe t’ju ndihmohet qytetarëve maqedonas të kenë një punë të paguar mirë dhe një standard më të mirë në mënyrë që të qëndrojnë në shtëpi, në vend se të emigrojnë jashtë vendit.