Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, mori pjesë në tribunën e parë në kuadër të Platformës “100% të përkushtuar për ty”, e cila u mbajt në Qendrën për Media të Qeverisë. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Esma Adilloviq Fazliq, udhëheqëse e Sektorit për reforma në Administratën Publike.
Ministri Minçev theksoi rëndësinë e ministrisë së re në reformat e administratës publike, duke theksuar përkushtimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës së të njëjtës. Ai prezantoi iniciativat e reja, duke përfshirë ligjet sistematike dhe efektive, një sistem të bazuar në merita dhe krijimin e një Akademie për Trajnim të Administratës Publike.
“Ne duam të krijojmë një administratë publike e cila do të plotësojë nevojat e qytetarëve dhe do të jetë në përputhje me standardet evropiane. Këto reforma kanë për qëllim modernizimin dhe profesionalizimin e administratës për t'iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë sonë”, deklaroi ministri Minçev.
Në tribunën morën pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Drejtoria për të Ardhurat Publike dhe Drejtoria e Doganave, të cilat konfirmuan në mënyrë plotësuese rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme në përpjekjet për përmirësimin e sektorit publik.
Platforma "100% të përkushtuar për ty" paraqet iniciativë e Qeverisë me qëllim për të siguruar transparencë dhe dialog të hapur me qytetarët, duke u ofruar atyre mundësinë të informohen për aktivitetet dhe përpjekjet e Qeverisë në 100 ditët e para të mandatit.