“Rritja e kontrolleve të Drejtorisë doganore ka rezultuar me inkasim më të madh të të hyrave për 35,4 miliardë denarë të realizuara në 100 ditë, që është për 9,2 për qind ose 3 miliardë më shumë se vitin e kaluar. Përmes përforcimit të kontrolleve është regjistruar rritje e importit të raportuar të cigareve, automjeteve dhe veshjeve”. Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski, në tribunën e parë nga Platforma “100 për qind të pëkushtuar për ty”.
Sa i përket situatës së trashëguar, drejtori thekson se ka qenë jashtëzakonisht zhgënjyese, pasi ka pasur kontrolle të dobëta dhe funksionet zbuluese kanë qenë të reduktuara në minimum.
Jemi duke vendosur rregull me atë që në korrik, siç tha ai, në një muaj është arritur një inkasim historik i të ardhurave në vlerë prej 12 miliardë denarë ose 16,6 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Tendenca thotë Nikollovskit, është ndaluar edhe në periudhën e ardhshme, siç dëshmohet nga rritja e inkasimit të të hyrave në 100 ditë në vlerë prej 35,4 miliardë denarë.