Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë një vizite në Komunën e Bërvenicës, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse ka investime të reja, prioritet në të cilin është fokusuar fuqishëm Qeveria, informoi se në shtetin tonë, në tregun vendas ka një investim të ri që ka përfunduar dhe disa të tjerë janë në proces përfundimi. Kryeministri pret që deri në fund të vitit numri i investimeve të huaja në vend të rritet ndjeshëm.
“Po, po kjo është gjithashtu e bukur, një lajm i mirë. Kemi një investim të ri që tashmë ka përfunduar dhe disa të tjera që janë në përfundim.
Pres deri në fund të vitit edhe këto ti përfundojmë, ky është një investim i kompanisë “Brejnçajlld”. Vlera është diku rreth tetë milionë euro e gjysmë dhe pres që të punësojë rreth njëqind njerëz. Tashmë e kanë marrë me qira parcelën në zonën e Zhabenit, kanë filluar të ndërtojnë sallën e parë prej 3000 metrash katrorë.
Kështu që në periudhën e ardhshme do të jemi dëshmitarë të lajmeve gjithnjë e më të reja dhe të suksesshme dhe pres që deri në fund të vitit numri i investimeve të huaja të rritet në mënyrë dramatike”, deklaroi Kryeministri Mickoski.
Sjellja e investimeve të reja të huaja nënkupton edhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe një cilësi më të lartë dhe standard më të mirë jetese për qytetarët. Prandaj Qeveria po punon me përkushtim dhe do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen për zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe transformim të plotë të shtetit. Të hapen vende të reja pune, të paguara mirë, që të rinjtë të kenë kushte, të qëndrojnë në punë, të investojnë dhe të jetojnë në shtetin ton, në vend që të shkojnë jashtë.