“Po, në seancën e djeshme të qeverisë janë konfirmuar më shumë se 270 projekte të cilat janë pothuajse në të gjitha komunat. Që nga fillimi, thashë se nuk do të jenë vetëm projekte ku kemi krerë komunash nga VMRO-DPMNE apo nga koalicioni qeveritar ku ka krerë komunash që janë pjesë e koalicionit VLEN apo partisë politike ZNAM, por edhe atje ku kemi krerë komunash që vijnë nga LSDM, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, krerë komunash që janë të pavarur, sepse ne luftojmë për çdo milimetër katror në gjithë territorin e shtetit. Çdo copë tokë është e rëndësishme për ne, domethënëse dhe duam të investojmë gjithkund. Këto 270, më shumë se 270 projekte tashmë janë konfirmuar, pres që javën e ardhshme të nënshkruhen kontratat dhe të fillojë realizimi i këtyre projekteve, realizim historik.
Më shumë se 4 miliardë denarë në këtë valë të parë. Në seancën e ardhshme të qeverisë do të ketë zgjatje të lehtë të afatit, sepse disa prej projekteve të disa prej komunave do të kenë nevojë t’i sigurojnë disa nga dokumentet që mungojnë. Mendoj se afati do të jetë i arsyeshëm, data 10/15 nëntor për t'i dorëzuar ato projekte dhe pasi të ketë përfunduar një formalitet, pres që ato të përfshihen në këtë valë të parë.
Dhe përtej gjithë kësaj janë ato projekte që janë edhe në pjesën e infrastrukturës rrugore të cilat financohen përmes Ministrisë për Transport dhe Lidhjeve, të cilat janë pjesë e këtij projekti. Dhe këtu kemi edhe dhjetëra projekte, kështu që presim që shuma e premtuar prej 6 miliardë denarëve deri në fund të vitit të realizohet dhe vitin e ardhshëm e ngremë shifrën më lart, duke shkuar në 15 miliardë denarë. Kështu në më pak se një vit nga buxheti Qendror, komunave dhe qytetarëve do t’u realizohen projekte në vlerë prej rreth 21 miliardë denarë. Shpesh më shtrohet pyetja se nga vijnë paratë, ato para që më parë përfundonin tek pushtetarët politikë, në xhepa privatë në mënyra të ndryshme, tani përfundojnë tek populli”, deklaroi kryetari i Qeverisë, Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske për ecurinë e projektit për investimeve kapitale në komuna.
Në pyetjen se cilat komuna nuk kanë fituar projekte, ai u përgjigj se:
“Mendoj se Komuna e Strumicës nuk fitoi sepse ka konkurruar me projekt që tashmë ka filluar dhe një projekt që tashmë ka një kontraktues të përzgjedhur, i cili është duke u zhvilluar. Dhe i bëj thirrje kryesisë së Komunës së Strumicës që deri më 15 nëntor të shfrytëzojë mundësinë për të dorëzuar projekte të reja që do të mund t'i financojmë.
Më tej, Komuna e Tearcës, e cila ka dorëzuar projekte përmes një adrese elektronike private. Ja po i bëj thirrje kryetarit të komunës që të veprojë si të gjithë 79 kryetarët e tjerë, ka mënyrë se si e gjithë kjo bëhet.
Kemi dokumentacion jo të plotë të dorëzuar nga Komuna e Sarajit dhe pres që kjo të hiqet deri më 10, 15 nëntor. Bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore në një vendbanim, mendoj se është Llaskarca dhe plus një ujësjellës, por pres që deri më 10, 15 nëntor edhe kjo të tejkalohet. Kështu që përafërsisht kjo është e gjitha”, tha kryetari i Qeverisë, Mickoski dhe shtoi se këtu përfshihet edhe Qyteti i Shkupit:
“Qyteti i Shkupit po, sepse kanë konkurruar me projekte që janë jo të plota, kërkojnë autobusë, kërkojnë mjete që janë për mirëmbajtjen e higjienës së rrugëve dhe në të njëjtën kohë kanë të transferuara përafërsisht 10 milionë euro, 600 milionë denarë të cilat janë në llogari për realizimin e një investimi kapital, bëhet fjalë për Bulevardin “Hasan Prishtina”, tani më dy vite dhe fatkeqësisht nuk është bërë asgjë në atë aspekt, andaj pres që tashmë në periudhën e ardhshme edhe atje të përmirësohen performancat e investimit”, deklaroi kryetari i Qeverisë, Mickoski.