Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e tij në "Tema e ditës" në TV Sitel, theksoi se, përderisa ai udhëheqë Qeverinë do të mbrojë interesat kombëtare dhe tha se është optimist që do të arrijmë një zgjidhje që është e mirë për ne dhe qytetarët të jenë të sigurt në këtë.
Kryeministri Mickoski theksoi se jo vetëm gjatë vizitës në Berlin por është optimist edhe nga të gjitha vizitat dhe takimet e kaluara, në më pak se 4 muaj pas zgjedhjes së kësaj Qeverie.
“Më në fund, ne si vend shihemi si partner dhe jo diçka me të cilën duhet të rregullojmë kusuret. Kemi rikthyer kredibilitetin dhe dinjitetin në skenën ndërkombëtare ashtu edhe të qytetarëve dhe të Maqedonisë si shtet. Ne veprojmë me fakte dhe argumente, i paraqesim, mbrojmë interesat tona dhe në deklaratën time në Berlin thashë se mund të jetë më e vështirë si një vend më i vogël të mbrojmë interesat tona kombëtare, por përderisa unë udhëheq Qeverinë, qytetarët mund të jenë të sigurt se interesat kombëtare do të mbrohen", theksoi Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se është në rritje numri i diplomatëve evropianë dhe botërorë që shikojnë me simpati argumentet dhe qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e mundshme që ne propozojmë dhe shtoi se duhet të presim zgjedhjet në Bullgari që të mos kenë deklarata konfuze nga atje.
Është i rëndësishëm mesazhi nga Sofja zyrtare, ashtu edhe nga Brukseli është shumë i rëndësishëm, sepse nëse ju kujtohet ajo kushtimisht thënë marrëveshje të cilën e nënshkroi Qeveria e Kovaçevskit bashkë me Osmanin dhe qeveria e atëhershme e Petkovit dhe Gençovskës që e pranuan, thanë se kjo tani po bëhet problem i Maqedonisë me BE-në. Kur politikanë europianë thonë se duan të ndërmjetësojnë në këtë proces, atëherë nga Sofja thonë “jo, nuk na duheni, do ta zgjedhim në mënyrë bilaterale”. Tani problemi është multilateral apo bilateral. Nga Sofja ka tone dhe deklarata konfuze dhe shpresoj që kur të konsolidohen pas zgjedhjeve do të kemi një pasqyrë më të qartë dhe do të kemi mesazhe përfundimtare dhe do ti shohim si të tilla”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se ne themi atëherë kur parlamenti bullgar ta ratifikojë marrëveshjen për anëtarësim të vendit në BE, atëherë do të vlejnë ndryshimet kushtetuese.