“Nuk do të ndërtojmë derisa bullgarët të mbarojnë tunelin e tyre, gjegjësisht gjysmën e tunelit të tyre dhe ato kilometra që mungojnë nga tuneli deri në lidhjen me hekurudhën nacionale të Bullgarisë, tha në pjesëmarrjen e tij kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në "Tema e ditës" në TV Sitel, u përgjigj në pyetjen se pse qëndrimi i Qeverisë tani është që të mos ndërtohet tuneli që duhet të lidhet me Bullgarinë.
Mickoski shtoi se derisa nuk kompletohet ky projekt është e kotë të shpenzohen gjysmë miliardë euro për diçka që nuk do të jetë funksionale.
“Për momentin buxheti për realizimin e atij projekti është 550 milionë euro, nga të cilat 350 milionë janë huamarrje, kurse 200 milionë janë grant. Ne do t’i kthejmë 350 milionë. Me atë që kontraktori ka të drejtën e gjobave dhe pretendimeve. Me atë që përvoja ime modeste inxhinierike thotë se do të nevojiten të paktën edhe 200 milionë të tjera. Kështu që nga ato 350 do të arrijmë deri në gjysmë miliardi para, të cilat do të duhet t'i paguajmë. Dhe po, 200 milionë euro, të cilat janë grant dhe që do të paguajnë taksapaguesit europianë. Po, edhe kjo është e vërtetë, por ne 500 milionë”, theksoi Mickoski.
Në pyetjen se pse mendon se Bullgaria nuk do ta ndërtonte tunelin, Mickoski u përgjigj se shembull i ngjashëm është pika kufitare Klepallë, e cila është gati te ne ndërsa në Bullgari nuk është derdhur as një metër kub rërë.
“Për faktin se në pikën kufitare Klepallë deri më sot nuk është derdhur asnjë metër kub rërë ndërsa tek ne ka përfunduar. Përvoja thotë se ne i kryejmë detyrat e shtëpisë, por nga ana tjetër realizimi është disi i ngadalshëm”, theksoi Mickoski dhe shtoi.
“Ne mendojmë se derisa nuk do të përfundojë ky projekt do të ishte humbje e parave nga populli”.