Fetai dhe Silvestri: Strategjitë qeveritare duhet zbatuar

Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, në kabinetine tij realizoi takim ambasadorin e Republikës së Italisë SH.T Andrea Silvestri dhe Zëvendës Shefin e Misionit, Mario De Rosa.

Zëvendëskryeministri Fetai dhe ambasadori Silvestri diskutuan për zbatimin e strategjive qeveritare: Strategjinë për hetimet finansiare dhe konfiskimin e aseteve, Strategjinë e transparencës dhe Strategjinë për bashkëpunim me sektorin joqeveritar. Fetai dhe Silvestri u pajtuan se zbatimi i këtyre strategjive do të forcojë luftën kundër korrupsionit, do të rrisë transparencën e institucioneve dhe do të ketë përfshirje më të madhe të sektorit civil në vendimmarrje.

Fetai dhe Silvestri diskutuan edhe për tema të tjera aktuale politike, si për deblokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.