“Situata me bujqësinë është katastrofale, ajo që kemi trashëguar, konsolidimi ka ekzistuar në këtë periudhë, me rebalancin kemi dhënë mjete shtesë dhe mund të them që nga periudha 25-26 qershor deri më 17-18 tetor, diku rreth një miliard e 300 milionë janë paguar subvencione për më shumë se 20 mijë bujq”, kështu është përgjigjur kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjet e gazetarëve për atë se si po rrjedh pagesa e subvencioneve në bujqësi.
Ai shtoi se përmes konsolidimit të të ardhurave janë siguruar një miliard e treqind milionë denarë për subvencione për bujqit, diçka që deri më tani, siç tha ai, mundej vetëm të imagjinohet.
“Diçka që deri më tani përfaqësonte vetëm një imagjinatë, diçka që ishte e pamundur, me konsolidimin e të ardhurave në buxhet, me më shumë të ardhura, me rebalancin arritëm të sigurojmë më shumë se një miliard e treqind milionë denarë për subvencione për më shumë se 20 mijë bujq, diçka që deri më tani, po e përsëris, nuk ka qenë e mundur”, theksoi Mickoski.
Ai gjithashtu kujtoi edhe çmimin e mirë për kultivuesit, mbështetjen për prodhuesit e kumbullës dhe masat e jashtëzakonshme për prodhuesit e elbit dhe grurit, duke shtuar se pas blerjes së mollëve që po bëhet aktualisht fokusi do të jetë tek prodhuesit e duhanit.
“Ky konsolidim vazhdon edhe vitin e ardhshëm. Ju kujtoj se kemi pasur një çmim jashtëzakonisht të mirë për kultivuesit, kultivuesit e rrushit, gjithashtu mbështetje për kultivuesit e kumbullës, kemi pasur masa të jashtëzakonshme për prodhuesit e elbit dhe grurit, me mollët, situata tani është e shkëlqyer me blerjen, në fokus të mëtejmë janë prodhuesit e duhanit”, theksoi Mickoski dhe shtoi:
Pra, çdo gjë që paraqet problem dhe gjendje të trashëguar nga qeveria e kaluar shkatërruese e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, do ta rregullojmë, do të luftojmë, sepse çdo njeri është i rëndësishëm”