“Vetëm përmes transformimit të plotë digjital mund të krijojmë sektor publik i cili do t'u shërbejë vërtetë nevojave të qytetarëve në shekullin 21. Prandaj, puna e Ministrisë sonë nuk kufizohet vetëm në implementimin e zgjidhjeve teknike. Jemi duke punuar në transformim gjithëpërfshirës i cili përfshin ndryshimin e procesit, reduktimin rregullator të detyrimeve burokratike, trajnime për aftësitë digjitale dhe më e rëndësishmja - ndryshimin e kulturës në sektorin publik", thotë Stefan Andonovski, Ministër për Transformim Digjital në Platformën e sotme: 100% të përkushtuar për ty me temën “Përparimi i diplomacisë dhe tregtisë së jashtme, integrimi në BE dhe transformimi digjital”.
“Qytetarët zgjodhën patriotizëm në shekullin 21. Qytetarët fituan qeveri serioze që garanton progres ekonomik dhe reforma reale për të ardhme evropiane, për të mirën e të gjithëve. Tema jonë do të jetë ardhmëria. Si ta vëmë teknologjinë në funksion për një të ardhme më të mirë. Ky është patriotizmi i vërtetë. Jo vetëm që e përmbushëm, por edhe e tejkaluam shumë qëllimin tonë fillestar. Në vend 20, kemi realizuar më shumë se 80 shërbime të reja digjitale për qytetarët dhe kompanitë. Kjo rritje e katërfishtë është rezultat i angazhimit dhe bashkëpunimit tonë me institucionet e tjera. Gjithashtu, vërejmë rritje prej 56% në përdorimin e shërbimeve ekzistuese nga qytetarët”, tha Andonovski dhe shtoi:
“Të gjitha këto reforma dhe projekte janë në drejtim të lëvizjes së vërtetë dhe reale të Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Të gjitha këto projekte do të jenë në përputhje me Iniciativën e KE-së për Transformim Digjital të titulluar "Dekada Digjitale e BE-së - Qëllimet Digjitale për vitin 2030", Plani për Zhvillim të KE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse transformimi digjital i Ballkanit Perëndimor dhe forcimi i potencialit të tij si shtytës i rritjes ekonomike dhe prosperitetit në rajon përmes përmirësimit të qasjes në mallrat dhe shërbimet është një nga prioritetet kryesore të Agjendës Reformuese. Shikoni shembujt e suksesshëm të Estonisë, Polonisë, Letonisë dhe madje edhe Moldavisë. Zhvillimi i tyre impresiv sot është rezultat i transformimit digjital të duhur dhe të shpejtë.
Strategjia do të përcaktojë se cilat institucione do të digjitalizohen me prioritet dhe cilat janë shërbimet e reja që do t'i ofrojmë qytetarëve në 4 vitet e ardhshme. Afate, aktivitete, mjete."