Duke folur për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Mucunski në teibunën e sotme “100% për ty” me titull “Avancimi i diplomacisë dhe tregtisë së jashtme, integrimi në BE dhe transformimi digjital”, theksoi se në 100 ditët e para fokusi në resorin me të cilin ai drejton ishte fokusuar në vendosjen e themeleve të asaj që duhet bërë në fushën e politikës ndërkombëtare, por edhe më e rëndësishme në ndërtimin e qasjes strategjike për dimensionimin e mëtejshëm të politikës ndërkombëtare. Po ashtu, ai theksoi se në njëqind ditët e para prioritet i është vënë politikës së jashtme të bazuar në prioritete të qëndrueshme dhe afatgjata, si dhe ka përmendur aktivitetet të drejtuara drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe harmonizimin e plotë të shtetit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, mbështetjen e Ukrainës dhe rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare në atë drejtim.
Mucunski foli edhe për aktivitetet në sferën e punës multilaterale, dhe si arritje të veçantë të politikës së suksesshme ndërkombëtare, theksoi pranimin e kandidaturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe kandidaturën për anëtarësimi në Organizatën për ndalimin e Armëve Kimike. Në këtë drejtim, ai shtoi se në të ardhmen do të punohet për një rol të shtuar dhe aktiv në organizatat ndërkombëtare dhe marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe jo vetëm marrëdhëniet politike, por edhe relacione ekonomike të cilat ndër të tjera do të jenë në drejtimin të mbrojtjes së interesave të biznesit të kompanive vendase jashtë vendit.
“Qëllimi ynë është që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtet anëtar kredibil i NATO-s, partner i fuqishëm në të gjitha organizatat ndërkombëtare, i përkushtuar për integrimet evropiane në Bashkimin Evropian”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në fjalimin e tij.
Mucunski iu referua kompetencave të reja të MPTJ-së në sferën e tregtisë së jashtme dhe në këtë drejtim informoi se në fazën përfundimtare është përgatitja e draft-versionit të Ligjit për Punë të Jashtme, i cili ka për qëllim në ministrin me të cilën udhëheq ta integrojë me të gjitha kompetencat formale të ndërlidhura me tregtinë e jashtme, gjë që do t'i bëjë përfaqësitë diplomatike-konsullore më të përfshira në tërheqjen e investimeve të huaja, gjë që do të rezultojë me hapjen e vendeve të reja të punës. Mucunski informoi edhe për procesin e bashkimit të Agjencisë për Investime të Huaja dhe Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, dhe Ministria do të mbetet krijuese e politikave në fushën e tregtisë së jashtme dhe investimeve të huaja.
Ai iu referua edhe aktiviteteve në sferën e tërheqjes së investimeve të huaja, në kuadër të të cilave në periudhën e kaluar janë zhvilluar takime me kompani private dhe odat ekonomike, ku disa nga kompanitë private tashmë kanë shprehur interes për të investuar në shtetin tonë.