Mickoski: Lëreni retorikën për legjitimitet, ne jemi legjitim, të punojmë për problemet reale, kjo Qeveri nuk i ndan qytetarët, por ndan projekte edhe në Shtip edhe në Tetovë të mëparshmit dinin vetëm euro në xhep

Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit për pyetje të deputetëve theksoi se kjo Qeveri nuk i ndan qytetarët, ajo punon për të gjithë dhe ndan projekte për Shtipin, Koçanin, Velesin, ndan projekte edhe për Tetovën, Gostivarin, Haraçinën, Likovën, Zhelinën, Vrapçishtin, Bogovinën të cilat zgjidhin nevojat reale të qytetarëve, ujësjellësi, rrugë, kanalizime, shkolla.

“Korridori 8, nëse them që këta nga evropiane dinin vetëm euro në xhep dhe nuk lëvizën asgjë, duhej të vinte kjo Qeveri për të hapur front që të ndërtohet korridori, duhej zgjidhur kontestet pronësoro-juridike, duhej hapur  një trasë që të punonin dhe jo të presin me duar të kryqëzuara.  Ajo që është bërë për tre muaj është tri herë më shumë se Qeveria e kaluar për dy vjet”, theksoi Mickoski dhe shtoi se qeveria e kaluar nuk ka bërë asgjë për rrugën deri në Bllacë, përveç se kanë blerë parcela për të marrë çmime 20 herë më të larta nga shpronësimi.

Kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Elmi Aziri, i cili akuzoi për mungesë legjitimiteti, i tha se kjo qeveri ka legjitimitet dhe atë gati dy të tretat.

“Demokracia njeh shumicën në Parlament, kjo shumicë është gati dy të tretat, për të zgjedhur një qeveri duhen 61 deputetë, askund në Kushtetutë nuk është e shkrojtur ajo që thoni dhe manipuloni. Për 22 vjet rrënuan atë që mund të prishnin, ndërsa ndërtonin pallate dhe hacienda ju ishit në opozitë atëherë kur ata blinin qendra tregtare, makina Maybach, Rolls Royce, kurdisnin tenderat e qymyrit ju ishit në opozitë.  Ata kanë matricën dhe politikën e tyre, edhe në raportin e KE-së konstatohet progres në marrëdhëniet ndëretnike, hajdeni të flasim në mënyrë konstruktive që qytetarët të kthehen mbrapa”, theksoi Mickoski.

Kryeministri Mickoski tha se duhet të kthehemi tek problemet reale, se si të bëjmë reformë ekonomike në Tetovë, Strumicë, Shtip, Manastir, Prilep, të forcojmë kapacitetet e Universitetit të Tetovës, të Nënë Terezës, të ndërtohet FSHIK, Fakulteti I Kulturës Fizike dhe përveç Korridorit 8, të bëjmë edhe Korridorin 10.

“Duhet të jetojmë me problemet reale, si të sillet bukë në shtëpi, si të shtrojmë tryezën, po vijnë festat ku të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Kemi shpërndarë në të gjitha komunat dhe nuk matim me peshore sa maqedonas apo shqiptarë do të shkelin, të gjithë do të shkelin, do të kenë rrugë dhe deri dje kanë pasur baltë. Nuk kishin ujë në shekullin 21, tani do të kenë ujë. Kjo është esenca e funksionimit të kësaj Qeverie, ne mund të kërkojmë pika që na ndajnë, por esenca është të gjejmë atë që na bashkon që të punojmë për qytetarët, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike”, tha kryeministri Mickoski.