Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për politikat të qeverisjes së mire, Arben Fetai në kuadër të qëndrimit në Tiranë realizojë një takim pune me Arben Shehun, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Zëvendëskryeministri Fetahu falenderoj zotrin Shehu për takimin vëllazëror dhe shumë të frytshëm për institucionet e dy vendeve mike.
Zotri Shehu e përshndeti dhe përgëzoj bashkëpunimin shumë të ngushtë dhe miqësor me Entin shtetëror të Auditimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të këmbimit të përvojave institucionale.
Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë takimit potencoj prioritetin bazë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, respektivisht integrimin në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu theksoi prioritete tjera në kompetencë të portfolios së tij, siç janë parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit , shteti i së drejtës, transparenca, konfiskimi i aseteve nga pasurimi i paligjshëm dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin civil.
Bashkëbiseduesit në takim u dakorduan që të vazhdojë komunikimi dhe bashkpunimi midis institucioneve të auditimit të dy shteteve. E mirësesardhur është përkrahja e Shqipërisë në pregaditjen e rregullativës ligjore në fushën e adutimit duke pasur parasysh përvojat pozitive të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ofroj mundësinë e bashkëpunimit me Shkupin zyrtar në fushën e trajnimit të auditorëve të rinjë.
Në fund nga takimi u dërgua porosi se me rëndësi të veçantë është parandalimi se sa ndëshkimi i korrupsionit, duke mos nënkuptuar se njejti nuk duhet të ndëshkohet.