Durmishi: Kërkesa e BDI-së për zgjedhje një tentim për mbulim të krimit dhe korrupsionit të sajë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ishte i ftuar në emisionin On Time në Televizionin Koha ku ka folur edhe për thirrjen e BDI- së dhe LSDMsë për kërkesë për zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Durmishi tha se kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme është një marketing politik dhe ikje nga përgjegjësia për dështimet e tyre. BDI 22 vite nuk arriti të përfundojë asnjë projekt shqiptar e mos të flasim për marrëveshjet tjera. Nuk mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme vetëm e vetëm për të shmangur dështimin e tyre. Njëherë le të japin përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin pastaj shkojmë në zgjedhje.