Mirëdita edhe nga unë. Përshëndetje edhe përfaqësuesve të nderuar të mediave.
Është me të vërtetë kënaqësi për mua kur mund ta kaloj ditën në një njësi të tillë prodhuese siç është kompania “Kostal Maqedoni”.
Ajo që pashë brenda më frymëzoi fillimisht si profesor universiteti, si person që ligjëron në fushën e mekatronikës, vërtet mbresëlënëse. Do të thoja që prodhohet këtu në Ohër së bashku me trendet më bashkëkohore dhe moderne botërore. Më shumë se 1150 punonjës e prodhojnë atë. Drejtori tregoi se ku instalohen të gjitha ato si modul, në cilat automjete, në cilat marka automjetesh, brende, flasim për automjetet e markave më të mira botërore, Mercedes, Volkswagen etj. Diçka që është vërtet mbresëlënëse.
Planet për të ardhmen janë gjithashtu mbresëlënëse. Janë mbresëlënëse edhe investimet e reja prej 50 milionë eurosh në 4 vitet e ardhshme, si dhe plani i eksportit prej më shumë se gjysmë miliardi.
Kur gjithë kësaj i shtohen edhe investime të tjera të mundshme në Maqedoni nga ana e “Kostal”, do të thotë se ne si Qeveri duhet të kemi, dhe mendoj se kemi, një qasje të veçantë ndaj sjelljes së investitorëve, pavarësisht nëse janë të huaj apo vendas, por këtë lloj investimi duhet ta mbështesim dhe inkurajojmë që të investojnë sa më shumë dhe t'i mbajmë këtu te ne. Sepse shumë lehtë nëse sillemi në mënyrë të papërgjegjshme siç kemi qenë dëshmitar në vitet e kaluara sjelljet e qeverive të mëparshme, atëherë shumë lehtë mund t'i humbim ato.
Unë si Kryetar i Qeverisë e kam thënë absolutisht shumë herë në të kaluarën, do ta them dhe do ta përsëris edhe tani, se gjithçka që mundemi si Qeveri për të qenë miq të biznesit të ekonomisë, e bëjmë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse patriotizmi i sotëm modern është pikërisht ky. Investimi, sigurimi i vendeve të punës të paguara mirë dhe eksporti. Vetëm kështu mund të jemi në radarin dhe në hartën e zhvillimeve botërore. Gjithçka tjetër është improvizim.
Ndoshta me modesti nga përfaqësuesit e “Kostal” nuk është thënë, por do t’ia lejoj vetes, nëse më lejojnë të them, që ndihmojnë si kompani në fushën e përgjegjësisë sociale dhe në arsimin e mesëm, përmes arsimit të dyfishtë, trajnimeve shtesë për stafin mësimdhënës të nxënësve, por edhe në arsimin e lartë. Kështu që mendoj se përfaqëson një sinergji të shkëlqyer mes shoqërisë, komunës, politikës, Qeverisë dhe kompanisë “Kostal”.
Jam i bindur se bashkëpunimi jashtëzakonisht cilësor, falë kryetarit të Komunës, të cilin kompania e ka këtu edhe me Komunën e Ohrit, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. E përshëndes edhe punën e kryetarit. Kështu që mendoj se ka një energji jashtëzakonisht të madhe dhe cilësore që kjo histori suksesi të vazhdojë dhe të jetë edhe më e suksesshme.