Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski në Studion e Hapur të RTVM-së, me temë “Buxheti 2025” në pjesën e infrastrukturës, theksoi se pjesa më e madhe e projekteve kanë lëvizur në drejtim pozitiv, duke theksuar se, ndryshe nga më parë, tani po ndërtohen autostradat.
Nëse shohim se çfarë ka ndodhur, mund të them se për gjashtë muajt e fundit, pjesa më e madhe e projekteve kanë lëvizur në drejtim pozitiv. Një nga projektet ishte ndërtimi i segmentit nga Vërbjani në Ohër, rreth 40 kilometra, të cilët pritet të mbarohen dhe të përdoren gjatë këtij sezoni turistik ndërsa kompanitë që punuan në këtë segment nuk kishin marrë pagesën për faturat që datonin nga nëntori i vitit 2023. Tani këto fatura janë paguar dhe mund të them se janë rreth 70-80 milionë dollarë, shpjegoi Mickoski.
Pastaj, akset që janë pjesë e korridorëve 8 dhe 10d, e përmendët Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir, edhe pse u janë paguar 15 miliardë denarë avans, në terren realisht nuk ka pasur asnjë aktivitet, nuk ka ndodhur asgjë. Sot, tashmë kemi një front prej 30-40 kilometrash në të dy akset. Nëse merret parasysh se të gjithë akset janë 110 kilometra, të katër akset, pra Gostivar-Bukojçan, Trebenishte-Qafë Thanë, Prilep-Manastir dhe Gostivar-Tetovë, kjo do të thotë se ne po punojmë në një rrugë të hapur për 40 kilometra. E tani, për Trebenisht-Qafë Thanë, nuk kemi një aks të hapur sepse 90% është tokë private dhe ndodhet brenda perimetrit të tokës së mbrojtur sipas UNESCO-s. Sa i përket Tetovë-Gostivar, duhet ndërtuar një rrugë e cila, kur të fillojnë aktivitetet në këtë rrugë, do t’i shërbejë qytetarëve. Mund të imagjinoni se çfarë do të ndodhte në verë, tha kryeministri Mickoski dhe shtoi se rruga eksprese deri në Kriva Pallankë do të jetë gati deri në fund të vitit.
Ja, rruga eksprese nga Çatall, nga Stracin, konkretisht përmes Dllaboçicës deri në Kriva Pallankë, do të përfundojë deri në fund të vitit. Po ashtu, rruga nga Gradsko-Gryka e Drenovës-Farish do të përfundojë, ka një shkëmb që duhet trajtuar, dhe pritet të përfundojë rreth marsit-prillit të vitit të ardhshëm, është shprehur Kryetari i Qeverisë, Mickoski.