Unë i bashkohem asaj që tha kryetari i Odës Ekonomike, sot jemi këtu për të shënuar fillimin e punës së këtij institucioni të ri, Institutit për Eksport.
Vlerësoj se si Qeveri gjithmonë kemi qenë, në këto muaj që kur jemi Qeveri, por edhe më parë si opozitë, partner i biznesit. Kështu do të vazhdojmë të jemi edhe në të ardhmen, mendoj se biznesi dhe Qeveria duhet të jenë partnerë dhe si partnerë të bashkëpunojnë dhe të plotësojnë njëri-tjetrin. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe apo të çuditshme. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund të jemi më të konkurrueshëm, kjo është një mundësi e mirë që sot Odat më të mëdha rajonale janë këtu, nga rajoni, së bashku me Odën tonë më të madhe, do të thosha. Në këtë mënyrë, ato do të mund të diskutojnë së bashku për të ardhmen dhe për gjithçka që paraqet një plan për lidhje rajonale, rrjetëzim dhe hyrje në tregje të reja, sepse vlerësoj, dhe këtë e theksova edhe në fjalimin tim në ngjarjen e parë, se dalëngadalë, por me siguri, duhet të rrjetëzohemi së bashku dhe të hyjmë në tregje të reja.
Prandaj, edhe një herë, urime për këtë ditë, qoftë me fat ky klub, ky Institut për Eksport dhe herën tjetër kur të mblidhemi, të kemi shifra të reja, shumë më të larta, në drejtim të eksportit dhe përqindje më të mëdha të rritjes së ekonomisë maqedonase, në përgjithësi.