Kam folur publikisht për rastin e aditivëve, i cili ishte një keqpërdorim klasik. Isha pikërisht unë ai që në publik nxori shtëpitë në Negotinë të njërit nga të dyshuarit dhe familjes së tij në këtë rast dhe pres që në të ardhmen të hapen edhe raste të tjera të keqpërdorimeve të lidhura me KXE Manastir, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski në një intervistë për TV Sitel.
“Për shembull, si ndodhte që një kompani fitonte tenderë për gërmime, pastaj merrte një tender identik dhe si ndodhte që anekse të njejta i merrte në të dy tenderët. Më pas, si ndodhte që vetëm një kompani i fitonte të gjithë tenderët, ndërsa në ankandin elektronik askush tjetër nuk aplikonte. Për këtë arsye, çmimi i energjisë elektrike pothuajse u dyfishua dhe nga buxheti duhej të paguheshin subvencione që qytetarët të mos e ndjenin këtë barrë, ndërsa kompanitë dhe ekonomia e ndjenë fuqishëm këtë efekt. Këto janë raste që pres të shqyrtohen nga Prokuroria, në bashkëpunim me MPB-në dhe Policinë Financiare, për t’i dhënë përgjigje publikut, për t’i proceduar ato dhe për të rikthyer paratë e keqpërdoruara në dëm të buxhetit dhe qytetarëve,” – theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Ai nënvizoi se tani është radha e gjyqësorit të reagojë në mënyrë të duhur, pasi pret që e gjithë vëmendja e opinionit publik të jetë e fokusuar tek ai.
“Për fat të keq, gjendja në gjyqësor është ajo që është, por pres që ai të jetë në lartësinë e detyrës dhe t’u japë përgjigje qytetarëve,” – tha Nikolloski.