Mickoski: Do të pranohen 300 ushtarë profesionistë, ftoj të gjithë të rinjtë që duan të kyçen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë të aplikojnë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me atë a janë të planifikuara punësime të reja të ushtarëve profesionistë në ARM, tha:

"Absolutisht po. Është planifikuar të publikohet një konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë dhe shfrytëzoj këtë rast, faleminderit për pyetjen, t'u bëj thirrje të gjithë atyre të rinjve që duan të kyçen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së  shtetit, të kyçen dhe janë të mirëseardhur. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnie, të gjithëve që duan të kyçen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje, kushdo që do t’i plotësojë kushtet do të pranohet. Të gjithë, fjalë për fjalë, të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre."