Mickoski: Këto janë indikacione të para se ecim në drejtimin e duhur, përmes politikave aktive dhe me nikoqirllëk, po arrijmë të sigurojmë rritje të ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me raportin e ESHS për rritjen e BPV-së, deklaroi:

"Ta komentojmë edhe rritjen e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e katërt. Këto janë absolutisht indikacione të para se ekonomia po shërohet, se po ecim në drejtimin e duhur, do të thoja nga tre tremujorë, kemi stabilizuar situatën në shtet, që ishte në thelb qëllimi ynë kryesor. Ta stabilizojmë nga rënia e lirë, e më pas sigurisht, përmes politikave aktive dhe me nikoqirllëk, qeverisjes të ndershme dhe të mirë, kemi arritur të sigurojmë rritjen e ekonomisë. Në tremujorin e tretë, do t'ju kujtoj, ajo ishte 3%, tani është 3.2%. Shpresoj që ky trend të vazhdojë në tremujorin e parë të këtij viti. Shpresoj për një lajm tjetër të mirë deri në fund të javës. Dhe mendoj se strategjia jonë për ta konsoliduar, pastaj për ta çuar në pikën zero dhe më pas ta zhvillojmë ngadalë, por sigurt, ka dhënë fryt. Gjendja është stabilizuar më shpejt se sa kishim pritur, buxheti po mbushet me ritmin e parashikuar dhe mendoj se kohë të mira po vijnë për qytetarët maqedonas."