Mickoski: Këtë vit pres që një numër i lartë i investitorëve të huaj të investojnë në Maqedoni

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritshmëritë në lidhje me rritjen e nivelit të investimeve direkte të huaja, deklaroi se në javët e fundit ka një valë të madhe të kompanive të interesuara për të investuar në Maqedoni.

„Pikërisht kështu, vitin 2024 e përmbyllëm me një nivel rekord historik të investimeve të huaja prej 1 miliardë e 255 milionë euro. Kështu që përsëri, për kokë banori, jemi shteti me numrin më të madh të investimeve të huaja në rajon. Tani ndoshta kjo nuk i pëlqen dikujt, por ky është një fakt. Janë fakte dhe përsëri për një periudhë shumë të shkurtër, ajo politikë është konsoliduar dhe ajo politikë do të vazhdojë edhe vitin që vjen, sepse besoni, sidomos në javët e fundit, kemi një valë të madhe të kompanive që janë të interesuara të investojnë këtu, në Maqedoni, dhe në zonat teknologjike të lira, por edhe jashtë tyre.“

Vërtetë, unë jam shumë i lumtur që ata e kuptuan se kjo Qeveri, vërtetë udhëheq një politikë pro-biznesit dhe do të mbështesë hapjen e vendeve të reja të punës, vende pune me paga të mira. Në fakt, edhe tani duhet që vendet e punës të jenë të paguara mirë, sepse konkurrenca në tregun e punës është e pamëshirshme," theksoi kryeministri.

Për këtë vit, ai theksoi se pret një numër të lartë të investimeve direkte të huaja.
„Por, është mirë që kanë besim dhe që këtë vit pres vërtet një numër të lartë. Nuk do të doja tani të flas për shifra. Por, e di që një investim fillon punën këtë muaj, investimi tjetër fillon punën në Shkup në muajin prill. Në maj vendosim gurin e themelit, në qershor përsëri gurthemel, kështu që çdo muaj, një deri në dy do të ketë, ose do të fillohet përdorimi ose do të vendosen gurë themele për investime të reja. Në qershor vendosëm gurin e themelit për 'Alkazar', saktësisht investim, ky është një investim prej gjysmë miliardi dollarë amerikanë, me të cilin përfundimisht do të kemi prodhim më të madh të energjisë elektrike sesa ajo që konsumojmë, gjë që për mua do të përbënte një sukses të madh, sepse kjo ishte një nga qëllimet e mia personale – të prodhojmë më shumë se sa konsumojmë energji elektrike. Do të mund të eksportojmë dhe një pjesë e madhe e asaj energjie elektrike do të jetë nga burimet e rinovueshme, pra energjia e quajtur ‘e gjelbër’, me të cilën do të rrisim edhe portofolin tonë prodhues. Ligjet që lidhen me këtë janë afër përfundimit dhe do të kalojnë në procedurë parlamentare, siç janë Ligji për energjetikë, efikasiteti energjetik, etj., etj., dhe kështu një nga shtyllat kyçe strategjike për të cilën kjo Qeveri është angazhuar, që të jemi praktikisht një qendër rajonale kur bëhet fjalë për energjetikën, do të fillojnë të realizohen“, informoi kryeministri.