Zëvëndëskryeministri Dimovski mbajti fjalim në ngujarjen përmbyllëse të shënimit të 82 vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas

Zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë i ngarkuar për Sistem Politik, Ljupço Dimovski, me ftesë të Organizatës së Hebrenjve në Maqedoni mbajti fjalim në ngujarjen përmbyllëse të shënimit të 82 vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas dhe 80 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Dimovski theksoi se është më se e sigurt se nuk ka çështje më tragjike dhe më prekëse në historinë botërore sesa ajo e hebrenjve. Urrejtja dhe shkatërrimi racionalisht i pashpjegueshëm që u ndodhi hebrenjve është një mësim për të gjithë njerëzimin – të mos përsëritet asnjëherë.
Termi holokaust lidhet me hebrenjtë, që do të thotë "zhdukje e tërësishme" ose "djegie". Prej këtu, është I qartë qëllimi i një ideologjie shkatërruese - të fshijë hebrenjtë nga kujtesa kolektive e ekzistencës. Prandaj, është detyrimi ynë që vazhdimisht të flasim për ta dhe t'i kujtojmë ata. Hebrenjtë maqedonas morën pjesë në kryengritjen e Ilindenit në vitin 1903 kundër pushtetit osman. Njëri prej tyre ishte Rafael Kamhi, i cili ishte pjesëmarrës aktiv në luftime, transportonte armë fshehurazi dhe jetonte me moton e tij “Liria duhet të jetë detyrë e të gjithë popujve të robëruar”. Krahas tij, pjesëmarrës në kryengritje ishin Mentesh Kamhi, Avram dhe Mushon Nisan, Santo dhe Pereiz Aroesti.
Zëvendëskryetari i Qeverisë theksoi se si konfirmim i unitetit të ndërtuar në periudhën në vijim angazhimi i Dimitar Vllahov, deputet i atëhershëm i Kuvendit turk, për të realizuar dëshirën e hebrenjve për të marrë tokë dhe të drejtën për të jetuar në hapësirën historike që sot është shteti i Izraelit.
Më vonë, nga aparati represiv i pushtuesit monarhofashist bullgar, në pjesën e Vardarit të Maqedonisë, krahas popullit maqedonas, u përfshinë edhe grupet e tjera etnike. Ideologjia fashiste ka shfaqur brutalitetin më të madh, të pa parë deri tani në historinë e njerëzimit, ndaj Hebrenjve. Vendosmëria e Berlinit zyrtar të atëhershëm për të ‘pastruar’ çështjen e hebrenjve, nuk e ka anashkaluar as Maqedoninë. Për zbatimin e kësaj marrëveshje, nga pushteti bullgar në Shkup u hap një kamp, ku deri më 11 mars të vitit 1943 u mblodhën gjithsej 7215 hebrenj, prej të cilëve 3351 nga Shkupi, 3313 nga Manastiri dhe 551 nga Shtipi. Deportimi i hebrenjve nga Maqedonia përfundoi në fund të marsit, kur ata u dërguan në kampin e përqendrimit Treblinka në Poloni. Me përjashtime të vogla, të gjithë e përfunduan tragjikisht jetët e tyre.