Mickoski: Arsimi është fokusi ynë, për momentin po ndërtohen 7 shkolla dhe do të bëjmë rivlerësimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të FSHIIK-ut dhe FEF-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me investimet e paralajmëruara në arsim dhe infrastrukturë më të mirë, deklaroi:

“Absolutisht, arsimi është fokusi ynë kryesor dhe synimi ynë kryesor. Për momentin janë duke u ndërtuar shtatë shkolla, disa të tjera janë duke u rindërtuar. Ne vazhdojmë të investojmë në arsim. Pak ditë më parë pata një takim me ministren e Arsimit. Do të rivlerësojmë projektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e objekteve të dy fakulteteve, FSHIIK dhe FEF.

Pres që këtë vit të shpallet ai tender, pres që të shpallet tenderi për ndërtimin e Kampusit “Nënë Tereza”, pra arsimi është një investim vërtet i madh dhe domethënës për ne.

Dhe me kënaqësi mund të them se para këtij evenimenti nga deputeti Aleksandar Veljanovski nga Tetova mora informacion se një kompani me përgjegjësi shoqërore do të bëjë donacion për rindërtimin e Shkollës së Mesme "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë dhe se donacioni së shpejti do të vihet në rend dite të Këshillit të Komunës së Tetovës. Kështu që një tjetër padrejtësi nga e kaluara do të korrigjohet”.