Mickoski: Kjo është një ditë e rëndë dhe shumë e trishtë për Maqedoninë

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e rëndë dhe shumë e trishtë për Maqedoninë! Humbja e kaq shumë jetëve të reja është e pazëvendësueshme, ndërsa dhimbja e familjeve, të afërmve dhe miqve është e pamasë.

Në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të viktimave – forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka që është në mundësitë e tyre për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre dhe për t'i ndihmuar në këto çaste më të vështira.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve përktëse – shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale – që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u përballur me pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.

Gjatë ditës, pasi të kemi vlerësuar rrethanat nga institucionet përkatëse, do t’i drejtohem opinionit me më shumë informacion mbi hapat e ndërmarrë.   

Në këto kohë të dhimbjes së thellë, kur zemrat tona janë të thyera nga pikëllimi për këtë tragjedi të tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi.  

Zoti qoftë me familjet e viktimave dhe të lënduarve, si dhe me popullin e Maqedonisë!