Ministria e Transportit: Po zhvillohet një kontroll i gjerë mbi licencat e lëshuara, në proces të revokimit janë 479 licenca në fushën e ndërtimit dhe planifikimit urban

Ju informojmë se Ministria e Transportit, në kuadër të kompetencave të saj, po kryen një kontroll ad hok mbi licencat dhe lejet e lëshuara në sektorin e ndërtimit dhe planifikimit urban.   

Nga kontrollet e deritanishme mbi më shumë se 3100 licenca, është konstatuar situata e mëposhtme:  

Tek 479 licenca është vërtetuar se pas lëshimit të tyre, personat juridik nuk i përmbushin më kushtet ligjore mbi bazën e të cilave janë dhënë. Për këtë arsye, do të merren vendime për revokimin e tyre si më poshtë:   

• 73 subjekte juridike – licencë A për realizimin e ndërtimeve të kategorisë së parë  
• 228 subjekte juridike – licencë B për realizimin e ndërtimeve të kategorisë së dytë  
• 9 subjekte juridike – licencë A për mbikëqyrjen e ndërtimeve të kategorisë së parë  
• 32 subjekte juridike – licencë B për mbikëqyrjen e ndërtimeve të kategorisë së dytë  
• 32 subjekte juridike – licencë A për projektimin e ndërtimeve të kategorisë së parë  
• 78 subjekte juridike – licencë B për projektimin e ndërtimeve të kategorisë së dytë  
• 7 subjekte juridike – licencë B për revizion të dokumentacionit të projekteve të ndërtimeve të kategorisë së dytë  
• 3 subjekte juridike – licencë A për revizion të dokumentacionit të projekteve të ndërtimeve të kategorisë së parë  
• 2 subjekte juridike – licencë për drejtuesin e mirëmbajtjes së objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë  
• 2 subjekte juridike – licencë për drejtuesin e ndërtimit  
• 13 subjekte juridike – licencë për përpilimin e planeve urbanistike

Ju informojmë se në periudhën që vijon Ministria e Transportit do të vazhdojë me kontrollet mbi licencat dhe lejet e lëshuara, në përputhje me kompetencat e saj, me qëllim të sigurimit të respektimit të rregulloreve ligjore dhe rendit juridik në shtet, si dhe për të garantuar barazi për të gjitha subjektet juridike.   

Lista e plotë do t'i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike, BNJVL-së dhe institucioneve të tjera të përfshira për procedurat e mëtejshme.  

Në vijim, linku:

https://mtc.gov.mk/vesti/Lista-na-pravni-litsa-za-odzemanje-na-litsentsi...

Me respekt