Ministri i Administratës Publike Goran Minçev dhe ministri i Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë, Frank Props, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me të cilin përforcohet bashkëpunimi bilateral dhe hapet një kapitull të ri në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e administratës publike.
Ministri Minçev theksoi se ky është memorandum i dytë i tillë i nënshkruar me një shtet nga rajoni dhe i pari me një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, që paraqet një hap të rëndësishëm në drejtim të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë.
"Vizioni jonë është që të krijojmë një administratë publike moderne, efikase dhe transparente që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Me nënshkrimin e këtij memorandumi ne jo vetëm po mësojmë nga përvojat e suksesshme sllovene, por edhe krijojmë bazë për iniciativa të përbashkëta që do të sjellin përmirësime konkrete në sektorin publik", deklaroi ministri Minçev.
Memorandumi parashikon punë të përbashkët të më shumë aspekteve kyçe, duke përfshirë:
- Përmirësimin e menaxhimit me burimet njerëzore, përmes zbatimit të praktikave më të mira evropiane për seleksionimin, trajnimin dhe zhvillimin e kuadrit administrativ.
- Përforcimin e zhvillimit profesional të nëpunësve administrativ përmes trajnimeve të përbashkëta dhe vendosjes së programeve bashkëkohore arsimore.
- Mbështetje për menaxhimin e cilësisë në administratën publike, përmes mjeteve moderne për matjen e performancës dhe përmirësimin e efikasitetit institucional.
- Zhvillimin e zgjidhjeve inovative digjitale, për të përmirësuar qasjen në shërbimet publike dhe automatizimin e proceseve.
- Afrimit të standardeve evropiane, nëpërmjet harmonizimit të kuadrit ligjor dhe institucional me rregulloret e BE-së.
- Monitorimit të reformave dhe vlerësimit të tyre për planifikim më të mirë dhe përshtatje të politikave sipas nevojave reale.
Ministri Minçev shprehu besimin se ky partneritet do të sjellë rezultate konkrete në modernizimin e administratës publike dhe do të jetë shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal.
Ministri Props konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se ndarja e përvojave të administratës sllovene mund të jetë me përfitim të madh në zbatimin e reformave evropiane.
Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe krijimin e një administrate publike më efikase dhe transparente, në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë së të dy vendeve.