Strategjia e Komunikimit të Qeverisë për vitin 2023 / 2024
Strategjia e komunikimit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023/2024 është krijuar me qëllim që të jetë mjeti kryesor i komunikuesve të Qeverisë, të cilët komunikojnë planet dhe politikat qeveritare. Strategjia e Komunikimit për vitin 2023 - 2024, përveç temave të komunikimit, përmban edhe standarde profesionale dhe etike si dhe aftësi për zhvillimin profesional të nëpunësve qeveritarë që punojnë në fushën e komunikimeve.
Fjalë hyrëse
Владата на Република Северна Македонија во 2017 година започна со трансформација на владините комуникации во служба на јавниот интерес и граѓаните, која ги следи прогресивните политики за отворена и транспарентна Влада. Со помош на стратешките партнери и поддршката на граѓаните, Владата градеше комуникациски сервис кој ја зацврстува довербата на граѓаните во институциите преку објективно и навремено комуницирање со медиумите и граѓаните.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 filloi me transformimin e komunikimeve qeveritare në shërbim të interesit publik dhe qytetarëve, i cili ndjek politika progresive për një qeveri të hapur dhe transparente. Me ndihmën e partnerëve strategjikë dhe mbështetjen e qytetarëve, Qeveria ka ndërtuar një shërbim komunikimi që e përforcon besimin e qytetarëve në institucione përmes komunikimit objektiv dhe në kohë me mediat dhe qytetarët.
Zhvillimi i Shërbimit të Komunikimit Qeveritar vazhdon të kujdeset për ambientin demokratik dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për lirinë e të shprehurit dhe liritë e medias. Krijimi i një atmosfere në të cilën mediat profesionale dhe të pavarura mund të shprehin qëndrimin e qytetarëve është prioritet i çdo qeverie demokratike, e cila nga ana tjetër krijon politika për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Strategjia e komunikimit është një urë që lidh të gjithë këto elemente së bashku.
Strategjia e Komunikimit 2023-2024 i afron politikat e ndryshme të Qeverisë më afër qytetarëve. Duke filluar nga përcaktimet strategjike me anëtarësimin në NATO dhe negociatat e nisura me Bashkimin Evropian, si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që po përforcohen përmes disa nismave rajonale si Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur, si dhe partneriteti dhe dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kryesimi i OSBE-së, përfaqësojnë thelbin e politikës ndërkombëtare të Qeverisë. Në nivel të brendshëm, ato janë politikat e fuqishme ekonomike që janë përgjigja e qeverisë ndaj krizës globale energjetike dhe ekonomike dhe drejtimi i tyre drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve, duke shprehur solidaritetin dhe kujdesin që çdo Qeveri demokratike duhet të tregojë në kushte krize.
Me komunikimet e saj proaktive qeveritare, krahas hapjes së punës së ministrive dhe Qeverisë me transparencë dhe llogaridhënie të përforcuar, ajo vazhdon të zhvillojë komunikime dhe politika me të cilat lufton dezinformatat. Përmes zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të nëpunësve qeveritar për marrëdhënie me publikun dhe kontributit të tyre në krijimin e një sistemi për komunikime qeveritare, po krijojmë një sistem të organizuar që është mbi të gjitha demokratik dhe i drejtuar në shërbime.