Mbledhja e 66-të e Qeverisë

Седницата се одржа на: 
08/04/2025 - 12:00
Соопштение за јавноста: 
Записник од седница: 
PDF icon Преземи (420.89 KB)
Точки на предлог-дневен ред: 


Pika Titulli
1 Raporti përfundimtar i Auditorit Shtetëror të Autorizuar për auditimin e realizuar të suksesit me temë Realizimi i investimeve kapitale të financuara përmes Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fondeve të BE-së dhe mjeteve nga institucione të tjera ndërkombëtare financiare, në kompetencë të pushtetit qendror dhe vetëqeverisjes lokale
2 Propozim për miratimin e Vendimit të 8-të për dorëzimin e pasurisë së patundshme në pronësi të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore
3 Propozim për miratimin e Vendimit të 9-të për dorëzimin e pasurisë së patundshme në pronësi të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore
4 Informatë për ndërprerjen e statusit të organizatës me interes publik të Shoqatës Fondi për një të Ardhme më të Mirë të Pllasnicës dhe Pregllovë-Pllasnicë, me propozim-vendim
5 Raport mbi punën e Drejtorisë për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara për vitin 2024
6 Raport vjetor mbi punën e Komisionit për Marrëdhënie midis Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjioze për vitin 2024
7 Raport vjetor për punën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024
8 Statuti i Institucionit Publik Shkencor Instituti për Pronësi Intelektuale – Shkup, me Propozim-Vendim
9 Propozim-Vendim për dhënien e pëlqimit për realizimin e procedurës për përzgjedhjen e personit juridik i cili ushtron veprimtari ose posedon leje për mbledhjen dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbeturinave
10 Raport Afarist dhe Financiar për vitin 2023 i Fondacionit Pestalozzi Fshati i Fëmijëve nga Trogeni, Zvicër, dega në Shkup, me status të organizatës me interes publik
11 Raport Afarist dhe Financiar për vitin 2022 i Fondacionit Pestalozzi Fshati i Fëmijëve nga Trogeni, Zvicër, dega në Shkup, me status të organizatës me interes publik
12 Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fitoformacion
13 Informatë mbi mundësitë dhe kushtet për zgjidhje me marrëveshje të lëndëve Jovanovska dhe të tjerët kundër Maqedonisë së Veriut A. nr. 40562/23 dhe 21 aplikacione të tjera kundër Maqedonisë së Veriut
14 Informatë mbi mundësitë dhe kushtet për zgjidhje me marrëveshje të lëndëve Kiprijanovski dhe të tjerët kundër Maqedonisë së Veriut A. nr. 31861/23 dhe 12 aplikacione të tjera kundër Maqedonisë së Veriut
15 Informatë mbi nevojën për përcaktimin e tekstit të Memorandumit për Mirëkuptim dhe Marrëveshjeve Teknike për mbështetje shërbimi dhe Pakot për mbështetje shërbimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Organizatës së NATO-s për Komunikime dhe Informacione, e përfaqësuar nga Agjencia e NATO-s për Komunikime dhe Informacione, në lidhje me konsultimin, komandën, kontrollin, komunikimet, inteligjencën, vëzhgimin dhe zbulimin
16 Informatë me propozim-koncept për organizimin e Qendrës së Resurseve për mbështetjen e komunave
17 Informatë mbi kërkesën e dorëzuar për miratim për themelimin e institucionit privat për fëmijë – çerdhe për fëmijë “FILOS – Little Language Learners” – Shkup, me Propozim-Vendim
18 Informacion për përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin parashkollor me lirimin nga pjesëmarrja (pagesa) për fëmijët romë nga familjet në rrezik social për periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 31 dhjetor 2024
19 Informacion për riorganizimin e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe propozim për bashkimin me Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
20 Nismë e paraqitur nga Igorço Toçev nga Shkupi, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nr. U.10/2025, për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 50 paragrafi 2, në pjesët “dhe person profesional – trajner” dhe “të dhëna të tjera që janë të rëndësishme për rezultatin e arritur” nga Ligji për Sportin (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 29/2002, 66/2004, 81/2008, 18/2011, 51/2011, 64/2012, 148/2013, 187/2013, 42/2014, 138/2014, 177/2014, 72/2015, 153/2015, 6/2016, 55/2016, 61/2016, 106/2016 dhe 190/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/2019, 244/2019, 53/2024, 74/2024 dhe 170/2024)
21 Nisma të parashtruara nga Jovan Stefanovski nga Shkupi, Valentin Pepelugoski dhe Bojan Stoillkov nga Shkupi, të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr. LK.11/2025 dhe LK.13/2025, për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për kushte të posaçme për tregtinë e mallrave të caktuara dhe obligimin e tregtarëve për të siguruar dhe shitur lloje dhe sasi të caktuara të mallrave për konsumatorët sipas një rendi të caktuar nr.50-1909/4 të datës 18 shkurt 2025 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.38/2025).
22 Çështje kadrovike – 66
23 Pyetje dhe propozime – 66
24 Informatë me Plan Veprimi sipas Raportit Përfundimtar për auditimin e performancës me temë: “Efikasiteti i masave, politikave dhe projekteve për përmbushjen e kushteve në të cilat funksionojnë konviktet shtetërore studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimi i standardit studentor”
25 Informatënë lidhje me Raportin për Konkurrueshmërinë për vitin 2024 të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) – Raport me masa të propozuara për përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë të përfshira në dimensionin 6 (Arsim)
26 Plan i veprimit me aktivitetet e parashikuara dhe të ndërmarra nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut sipas rekomandimeve të Auditorit të autorizuar të Shtetit të përfshira në Raportin përfundimtar të auditimit nr.22-343/8 datë 16 prill 2024
27 Informatë për shitjen e aksioneve dhe pjesëmarrjeve nga kapitali total i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, të fituara nga transformimi i ndërmarrjeve me kapital shoqëror në periudhën nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2024
28 Raport për aktivitetet e Qendrës Shtetërore të Provimeve për vitin 2024, me Raportin Financiar Vjetor për vitin 2024
29 Informatë për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Çështje Evropiane të Hungarisë
30 Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për siguri dhe shëndet në punë
31 PROPOZIM I LIGJIT PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR MBROJTJE NGA SHQETËSIMI NË VENDIN E PUNËS
32 PROPOZIM I LIGJIT PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR MARRËDHËNIE TË PUNËS, ME PROCEDURË TË SHKURTUAR
33 Propozim - Rregullore për menaxhimin e investimeve publike
34 Informatë në lidhje me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e qeverisjes lokale për nevojën e blerjes së autobusëve ekologjikë për transportin publik, me pasqyrë tabelare
35 Informatë për dhënien e kontratës shumëvjeçare për blerjen e 120 autobusëve ekologjikë për transportin urban
36 Propozim - Vendim për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, LA1 nr.31-56 nga data 3 tetor 2023
37 Propozim - Vendim për transferimin e pasurisë së patundshme në pronësi të Komunës së Kumanovës (Fletëprona nr. 87906 për Parcelën Kadastrale nr. 14313 për K.K. Kumanovë)
38 Propozim - Vendim për transferimin e pasurisë së patundshme në pronësi të Komunës së Kumanovës (Fletëprona nr. 87939 për Parcelën Kadastrale nr. 25090 për K.K. Kumanovë)
39 Propozim - Vendim për transferimin e pasurisë së patundshme në pronësi të Komunës së Kumanovës (Fletëprona nr. 17915 për Parcelën Kadastrale nr. 2847, K.K. Tabanoc për K.K. Tabanoc)
40 Propozim - Vendim për transferimin e pasurisë së patundshme në pronësi të Komunës së Kumanovës (Fletëprona nr. 87838 për Parcelën Kadastrale nr. 16886 për K.K. Kumanovë)
41 Propozim - Vendim për ndërprerjen e përdorimit dhe transferimin në pronësi të një pjese të pasurisë së patundshme në pronësi të Komunës së Aerodromit
42 Informacion për "Zbatimin dhe angazhimin sipas marrëveshjes së nënshkruar për blerjen e kodit burimor, mbajtjen dhe modernizimin e sistemit informatik për menaxhimin e burimeve njerëzore SIMBNJ"