“Mirëdita edhe nga unë.
Një tjetër moment i bukur për Maqedoninë, për qytetarët maqedonas. Një tjetër objekt i ri I cili ngadalë, por sigurt, e shihni si po ngrihet, dhe shumë shpejt nga sot, ky objekt, që ishte kërkesë e banorëve të këtij vendbanimi në komunën e Gazi Babës, do të bëhet realitet.
Kjo do të thotë edhe një konfirmim i politikave të kësaj Qeverie, se do të mbështesë projekte nëpër komuna që do të shtojnë cilësinënë jetën e qytetarëve.
Për detajet teknike dhe strategjinë nuk do të flas shumë, sepse këtë e thanë folësit e mëparshëm.
Unë vetëm dua të them se vetë procesi i ndryshimit të resorëve në Qeveri, që në fillim të mandatit të kësaj Qeverie të re, pothuajse një vit më parë, do të thoshte që atëherë Ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të fitonte një konotacion tjetër dhe kompetenca më të gjera, sidomos në pjesën e demografisë dhe të rinjve. Ky objekt këtu është pikërisht në këtë drejtim.
Sepse, sa më shumë kopshte dhe shkolla të kemi, aq më të mira janë kushtet për më të dashurit tanë – fëmijët. Dhe ky është një parakusht për një demografi më të mirë dhe të kemi më shumë fëmijë të cilëve do t’u gëzohemi. Ky është thelbi i politikës së kësaj Qeverie dhe pikërisht për këtë sot Ministria është për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Që të mos ketë më pas justifikime se nuk ka kopshte, se ka lista të gjata pritjeje, se nuk kanë ku t’i lënë fëmijët prindërit – dhe pikërisht për këtë nuk vendosin t’i zgjerojnë familjet e tyre. Ne, si Qeveri, punojmë në këtë drejtim, dhe kjo nuk është e para. Siç tha edhe ministri, do të ketë dhjetëra në periudhën që vijon, që do të ndërtohen sipas nevojave të atyre vendbanimeve dhe komunave ku ka nevojë.
Së shpejti nga sot, kur të kalojë edhe Ligji për mbrojtje shëndetësore në Parlament, pres që edhe procedurat për in vitro të dyfishohen nga tre në gjashtë, sepse mjetet tashmë janë siguruar në buxhet.
Kështu që politika proaktive e kësaj Qeverie është ajo që përbën qëllimin dhe obligimin tonë para qytetarëve, dhe kjo ishte ajo që ne e premtuam.
Sigurisht, sa më e fortë të jetë, aq më e fuqishme është, dhe sa më shumë qërealizojmë, aq më nervozë do të jenë kundërshtarët politikë të kësaj Qeverie. Dhe aq më shumë do të hedhin shigjeta helmuese, gënjeshtra, trillime, shpifje, do të sajojnë – duke menduar se në atë mënyrë, duke shpërndarë pupla, do të arrijnë diçka që mund t’i ringjallë ata në kuptimin politik të fjalës. Por, unë mendoj se strategjia e tyre është e gabuar.
Ndërsa strategjia jonë është e orientuar dhe e përcaktuar drejt punës dhe realizimit dhe projekteve. Kështu dhamë fjalën para qytetarëve një vit më parë, kështu po vazhdojmëpas një viti, dhe kështu do të vazhdojmë edhe në vitet në vijim.
Paska qenë e mundur të jetë ndryshe, paska qenë e mundur të ndërtohet, e jo si më parë, sipas parimit “të vidhet”. Kështu që kjo Qeveri do të ndërtojë, sepse këtë e presin qytetarët. Pensione më të larta, paga më të larta, kopshte, shkolla, autostrada, bulevarde, hekurudhë – e gjithë kjo është prioritet kryesor i kësaj Qeverie.
Dhe sigurisht, të mos harrojmë, luftë vendimtare dhe e fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për nivel politik apo ndryshe. Sot nuk kemi më banda kriminale që bëjnë ligjin nëpër qytetet e Maqedonisë dhe që i’a kanë frikën edhe për përfaqësuesit e MPB-së.
Sot mund të lëvizim të qetë. Sigurisht, nëse dikush pyet a jam i kënaqur – nuk jam i kënaqur. Edhe në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë dhe të luftojmë edhe më fuqishëm në pjesën e sundimit të ligjit. Vetëm kështu do të tregojmë se jemi një shtet vërtet evropian, që meriton të jetë pjesë e familjes evropiane.
Edhe një herë, në fund më lejoni t’a uroj kryetarin e komunës për punën vërtet të përkushtuar që po bën, tashmë për të katërtin vit me radhë këtu në komunën e Gazi Babës. Më lejoni t’i uroj deputetët nga Gazi Baba në Parlament, për luftën që e kanë bërë atje për përprojekt më shumë– si kur ishim në opozitë, ashtu edhe tani që jemi në Qeveri.
T’i uroj këshilltarët që mbështesin punën e kryetarit të komunës, administratën, kolegët e mi nga Qeveria – ministrat dhe zëvendësit – që janë sot këtu me ne. Sepse në këtë mënyrë, tregojmë se si pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe ai lokal punojnë në harmoni dhe realizojnë për qytetarët.
Kjo është receta e vërtetë. Dhe kjo është receta që jam i bindur se do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor.
Qytetarët nuk duan obstruksione. Nuk duan gënjeshtra, kurthe dhe trillime. Qytetarët duan projekte, duan punë, sundim të ligjit dhe llogaridhënie.
Këtë mund ta bëjë kjo Qeveri, unë jam i bindur për një rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ju faleminderit.”