Mbledhja e 72-të e Qeverisë
Седницата се одржа на:
06/05/2025 - 12:00
Соопштение за јавноста:
Точки на предлог-дневен ред:
Pika | Titulli |
1 | Informacion për nevojën e ndarjes urgjente të mjeteve nga Buxheti i RMV për vitin 2025 për mirëmbajtjen e Sistemit për pranimin e thirrjeve emergjente E-112 |
2 | Llogaria vjetore për vitin 2023 dhe Raporti për punën e Ndërmarrjes Publike për menaxhimin me pyjet shtetërore "Pyjet Kombëtare" p.p. – Shkup për vitin 2023, me raport nga auditori i pavarur dhe me Propozim–Vendime |
3 | Programi vjetor për punë, Plani financiar dhe Programi vjetor investues (PVI) i NOMAGAS SHA Shkup për vitin 2025 |
4 | Propozim-vendim për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përcaktuar me Plan Urbanistik jashtë vendbanimit për zonën industriale "Novo Sello" v.q. "Koshutica", KK Novo Sello, Komuna e Novo Sellës për PK nr. 1.1 (Komuna e Novo Sellës) |
5 | Propozim-vendim për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përcaktuar me Plan Urbanistik jashtë vendbanimit për zonën industriale "Novo Sello" v.q. "Koshutica", KK Novo Sello, Komuna e Novo Sellës për PK nr. 1.12 (Komuna e Novo Sellës) |
6 | Vendim për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përcaktuar me Plan Urbanistik jashtë vendbanimit për zonën industriale "Novo Sello" v.q. "Koshutica", KK Novo Sello, Komuna e Novo Sellës për PK nr. 1.13 (Komuna e Novo Sellës) |
7 | Propozim – Vendim për shitjen e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut |
8 | Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për shitjen e tokës ndërtimore pronësi e RMV personave Elizabeta Srbinoska, Millan Aleksoski dhe Mlladen Aleksoski |
9 | Propozim i ligjit për ndryshimin e Ligjit për agjencitë private të punësimit |
10 | Informacion për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës për treg të vetëm të të dhënave dhe Fondacionit HBAR |
11 | Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale |
12 | Propozim i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Programin e Evropës Qendrore për shkëmbimin e studimeve universitare (PEQSHSU IV) |
13 | Propozim–vendim për përcaktimin e listës së mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë (*) |
14 | Propozim-vendim për ndërprerje dhe dhënie në përdorim të përhershëm të pasurisë së patundshme Ministrisë së Mbrojtjes (rr. "Goce Dellçev 4-2/3" në Koçan) |
15 | Propozim i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shëndet publik |
16 | Propozim–rregullore për kushtet më të përafërta për përgatitjen e dokumenteve për arkivim elektronik dhe arkivim elektronik të kualifikuar dhe formatet e dokumenteve që janë të përshtatshme për arkivim |
17 | Propozim-program për ndryshimin e Programit për ndërtim dhe rikonstruksion/sanim të objekteve sportive për vitin 2025 |
18 | Propozim-vendim për formimin e Këshillit Nacional për transformim digjital dhe siguri kibernetike |
19 | Informacion në lidhje me koncesionet e dhëna për eksploatimin e lëndës minerale – mermer, me Plan veprimi |
20 | Propozim-vendim për regjistrimin e së drejtës së pronësisë së pasurisë së patundshme në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kadastrën e patundshmërive (PK nr. 4689 KK Singeliq 1) |
21 | Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për përzgjedhjen e personit juridik i cili ushtron veprimtari ose posedon leje për mbledhje dhe/ose transport, përpunim, riciklim dhe asgjësim të mbeturinave |
22 | Propozim–Vendim për zgjedhjen e auditorit të autorizuar për auditimin e Llogarisë Vjetore dhe Raporteve Financiare për vitin 2024 të SHA "MIA" – Shkup |
23 | Propozim–vendim për dhënien e pëlqimit për Vendim për shitjen e vendit për parkim në hapësirë të mbyllur të destinuar për shitje dhe Propozim–vendim për dhënien e pëlqimit për Vendim për përcaktimin e çmimit të shitjes së vendit për parkim në hapësirë të mbyllur të destinuar për shitje |
24 | Informacion me Propozim–vendim për dhënien e pëlqimit për dhënien e tokës ndërtimore me qira afatshkurte në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Sllobodan Sinev nga Shtipi |
25 | Informacion në lidhje me kërkesën e Koncesionarit Global Energy SHPKNJP Shkup për vazhdimin e afatit për ndërtimin dhe fillimin e funksionimit të hidrocentralit të vogël, HCVE Ribniçka me numër referent 7 |
26 | Informacion për veprimet sipas detyrimeve nga mbledhja e tretë dhe e trembëdhjeta e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me dorëzimin e të dhënave për procedurat e filluara dhe të paralajmëruara të arbitrazhit përpara gjykatave të arbitrazhit vendor dhe ndërkombëtar |
27 | Informacion në lidhje me procedurën për dhënien e koncesionit për ekspoloatimin e lëndës minerale – gëlqeror nga Shoqëria për ndërtimtari, tregti dhe shërbime STONKORP SHPK Manastir në lokalitetin "Kutlishta", komuna e Kërçovës |
28 | Informatë në lidhje me iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndës minerale – ujë mineral në lokalitetin "Izvori – Klladnik", komuna e Kërçovës, me Propozim–vendime |
29 | Informacion në lidhje me iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndës minerale – mermer në lokalitetin "Krasta", fshati Gorni Lipoviq, komuna e Konçes, me Propozim–vendime |
30 | Informacion në lidhje me iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndës minerale – rërë dhe zhavorr në lokalitetin "f. Piperevë", komuna e Strumicës, me Propozim–vendime |
31 | Informacion në lidhje me iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndës minerale – krom në lokalitetin "Malla Kulla", komuna e Gjorçe Petrovit, me Propozim–vendime |
32 | Informacion në lidhje me iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndës minerale – gëlqeror në lokalitetin "Plloshta-Groot", komuna e Velesit, me Propozim–vendime |
33 | Informacion në lidhje me iniciativën e paraqitur për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndës minerale – mermer në lokalitetin "Jasika", komuna e Studeniçanit, me Propozim–vendime |
34 | Informacion në lidhje me kërkesën e komunës së Radovishit për shpërndarjen e kompensimit koncesionar për sasinë e shfrytëzuar të lëndës minerale – bakër në lokalitetin "Borov Doll", komunat Konçe, Shtip dhe Radovish, me Propozim–vendim |
35 | Propozim–vendim për zgjerimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës minerale – mermer në lokalitetin "Samarnica", komunat Prilep dhe Dollnen, për Shoqërinë për prodhim, shërbime dhe tregti VOLOSTONE SHPK Shkup |
36 | Propozim–vendim për shkëputje të njëanshme të Marrëveshjes për koncesion për shfrytëzimin e lëndës minerale – gabro në lokalitetin "Strizhak", fsh. Labunishtë, komuna e Strugës |
37 | Propozim–vendim për ndryshimin e shpërndarjes së mjeteve në pjesën e veçantë të përcaktuar me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 |
38 | Informacion për nisjen e procedurës gjyqësore civile për dëbimin e personave të vendosur në mënyrë të paligjshme në pronën që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka fituar përmes procesit të trashëgimisë së pasurisë diplomatike-konzulare të ish-RSFJ-së në Harare, në adresën: "41 Argyle Drive, Highlands, Harare, Zimbabwe", me angazhimin e përfaqësuesit ligjor dhe autorizim të nevojshëm për një person nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme për dhënien e deklaratës së nevojshme në procedurën gjyqësore. |
39 | Informacion për veprimet lidhur me paraqitjet e Avokatit të Popullit drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organeve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera me autorizime publike në periudhën tetor–dhjetor 2024 |
40 | Propozim–vendim për hapjen e zyrës së Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut |
41 | Propozim–vendim për emërimin e Komitetit Nacional për Lehtësimin e Tregtisë |
42 | Propozim–vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në aktivitetin e NATO-s “Forward Land Forces – FLF” në Republikën e Letonisë |
43 | Informacion për mundësimin e qasjes së plotë për ushtrimin e së drejtës së votës për të gjithë personat me lloje dhe shkallë të ndryshme të aftësisë së kufizuar |
44 | Informacion për formimin e Grupit Punues për koordinimin e aktiviteteve në fushën e sigurisë kibernetike |
45 | Propozim-program për mbështetje financiare të projekteve në fushën e të rinjve për organizatat rinore, organizatat për të rinj dhe organizatat ombrellë rinore për vitin 2025 |
46 | Propozim-ligj për lirimin nga pagesa e një pjese të kontributeve të sigurimit social të detyrueshëm për shkak të rritjes së pagës, me procedurë të shkurtuar (paraqitur nga një grup deputetësh) |
47 | Vendim statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup |
48 | Raport për punën e Këshillit për Statistikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën janar–dhjetor 2024 |
49 | Ofertë nga noterja Ljupka Karaxhovska Gllavinçe nga Manastiri, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletën e Pronësisë nr. 34222, për KK Manastir 3, në nr. PK 12890, vendi/rruga e quajtur “Leninova” |
50 | Ofertë nga noterja Vesna Paunova nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletën e Pronësisë nr. 4134, për KK Draçevë 2, në nr. PK 7508, vendi/rruga e quajtur “Jurii” |
51 | Çështje kadrovike – 72 |
52 | Pyetje dhe propozime – 72 |
53 | Informacion për mundësitë e ndërmarrjes së masave për zbatimin e rekomandimeve për përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë të përfshira në Dimensionin 9 (Shoqëria Digjitale) |
54 | Informacion për vendosjen e ndalimit të qasjes në lojërat e fatit ilegale në internet (online) |
55 | Raport me tregues financiarë për realizimin e mjeteve buxhetore të parashikuara në Programin Vjetor për hartimin e planeve urbanistike për vitin 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut |
56 | Raporti financiar tremujor për punën e NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, për periudhën tetor – dhjetor 2024 |
57 | Informacion nga Ndërmarrja Publike për menaxhimin e pyjeve shtetërore “Pyjet Kombëtare” p.p. Shkup për vazhdimin e kredisë revolvuese KR2023/11138 e lidhur me Halk Banka SHA Shkup |
58 | Informacion me Propozim-vendim për miratimin e mjeteve për rritjen e kapitalit themelor të Shoqërisë Tregtare “NAFTOVOD” SHPK Shkup për vitin 2025 |
59 | Program për ndryshimin e Programit Vjetor për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitin 2025 |
60 | Informacion për realizimin e projektit “Treni i Qytetit” |
61 | Propozim për miratimin e Vendimit të 91-të për dorëzimin e pasurisë së patundshme në pronësi të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore |
62 | Informatë për nënshkrimin e Konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e profesionit të avokatit |
63 | Informacion për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në ushtrimin “Immediate Response 25” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me Propozim-vendim |
64 | Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në ushtrimin “BEYOND HORIZON 25” në Republikën e Bullgarisë |
65 | Informacion për nënshkrimin e Marrëveshjes për furnizim me uniforma ushtarake-fushore (pantallona, xhaketë, xhup kundër erës dhe kapele) ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHA INDUSTRIA TREGTARE TEKSTILE DHE LËKURE JAKUPOGLU nga Republika e Turqisë |
66 | Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në ushtrimin “STEADFAST DETERRENCE 25” në Mbretërinë e Norvegjisë |
67 | Propozim-vendim për hapjen e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Arabisë Saudite me seli në Riad |
68 | Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për vullnetarizmin |
69 | Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 2 nga Ligji për plotësimin e Ligjit për automjetet (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 87/2023), e paraqitur nga deputeti Skender Rexhepi |
70 | Informacion për nevojën e ndarjes urgjente të mjeteve nga Buxheti i RMV-së për furnizim me pajisje kundër zjarrit në hapësira të hapura – 1.000 fshesa dhe 1.000 spërkatës shpine |