Mickoski: Investimi i kompanisë "Shahterm" në fazën e parë kap vlerën prej 25 milionë euro dhe 200 vende të reja pune

Të nderuar përfaqësues të kompanisë "Shahterm",

I nderuar ambasador i Republikës së Turqisë,

Të nderuar ministra,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve qeveritare,

I nderuar drejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale,

Të nderuar mysafirë,

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot vendosim gurthemelin e fabrikës së re që përfaqëson shpresë dhe fillim të ri.

Investimi i kompanisë "Shahterm" vetëm në fazën e parë kap vlerën prej 25 milionë euro me 200 vende të reja pune, ndërsa plani është që investimi të arrijë 50 milionë euro dhe numri i të punësuarve të jetë mbi 500.

Ky është projekt që jo vetëm e zhvillon ekonominë, por edhe e konfirmon stabilitetin dhe përparimin e vendit tonë, duke kontribuar në forcimin e industrisë dhe eksportit maqedonas.

Treguesit e fundit ekonomikë janë inkurajues:

Prodhimi industrial në mars të vitit 2025 është rritur për 5,2% në nivel vjetor krahasuar me marsin e vitit 2024. Investimet e huaja direkte për vitin 2024 arritën në 1,255 miliardë euro, duke e bërë Maqedoninë vendin me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë.

Inflacioni në muajin mars është nën 3%, konkretisht 2,7%, ndërsa në prill është 2,6% në nivel vjetor.

Pagat rriten nga 9 deri në 10% në vit, që është një shenjë se po luftojmë kundër varfërisë dhe jemi për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve tanë.

Në tremujorin e parë të vitit 2025 kemi rritje të aktivitetit kreditues të bizneseve dhe qytetarëve prej 13%, që është gjashtëfish më shumë se ai brenda Bashkimit Evropian.

Dhe mund të përfundoj se me gjithë këta tregues ekonomikë, Maqedonia është në rrugë të mirë për të qenë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Qeveria bën përpjekje maksimale dhe përkundër kaosit që kemi hasur, çdo ditë luftojmë për çdo njeri dhe për të ardhmen e tij.

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë shkon për Goce Dimovskin, drejtorin e Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, për ekselencën e tij ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoni, për anëtarët e Qeverisë dhe të gjitha institucionet për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e madh në realizimin e këtij projekti.

Dua të falënderoj edhe pronarin e kompanisë "Shahterm", investitorin në këtë objekt të mrekullueshëm që për disa muaj do të jetë realitet, sepse e njohu vendin tonë si destinacion ku mund ta zhvillojë biznesin e tij dhe së bashku të pushtojmë tregje të reja dhe kontinente të reja.

Sot vendosim gurthemelin jo vetëm të një fabrike, por edhe të një të ardhmeje të re.

Për një Maqedoni që punon, zhvillohet dhe përparon. Ju faleminderit.