Mickoski: Investojmë në të gjitha komunat, pa dallim nga cila parti politike është kryetari

Mirëdita edhe nga unë.
Do të doja të them se nuk do të ndalem në pjesën për atë që tashmë folësit e paraprak e thanë, e ajo është cilat janë projektet që janë financuar nga buxheti si në thirrjen e parë, ashtu edhe ato potencialet që do të financohen nga thirrja e dytë përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, këtë e tha koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe ministri për vetëqeverisje lokale.

Unë vetëm dua të them se është shumë e rëndësishme të ndërtohet Maqedonia kudo, pa dallim nëse kryetari i komunës është nga radhët e qeverisë apo nga radhët e opozitës. Unë me të vërtetë ndjej keqardhje që sot kryetari i Komunës së Dellçevës nuk është me ne për të treguar se bëhet diçka e mirë, pavarësisht që jemi nga opsione të ndryshme politike, duhet të jemi bashkë në një ngjarje kaq të bukur, sepse në fund të fundit këto janë projekte për qytetarët. Këto nuk janë projekte të VMRO-DPMNE-së, as të LSDM-së, por janë projekte për qytetarët e Dellçevës dhe ky është motivi ynë dhe frymëzimi ynë.

Shpresoj që ky është vetëm një moment dobësie i LSDM-së dhe që në komunat e tjera ku ka kryetarë nga radhët e LSDM-së ose të opozitës, kur të shkojmë t’i promovojmë këto projekte të cilat janë për qytetarët, do ta përsëris, jo për partitë politike sepse megjithatë do të kemi kryetarë komunash që sot janë në partitë politike që janë opozitë, kështu që, për të përmbledhur, i përgëzoj qytetarët e Dellçevës për projektet e reja.

Për ato projekte që do të realizohen më tutje përmes thirrjes së dytë, afërsisht 6 deri në 8 herë më shumë do të financohet në Komunën e Dellçevës krahasuar me buxhetin vjetor të komunës për realizimin e investimeve kapitale dhe kjo është gjë e mirë. Kështu që edhe një herë, na qoftë e mbarë dita megjithatë, sot e festojmë Kryengritjen e Razllovcit dhe prandaj jemi këtu dhe gëzohemi për projektet e realizuara.