Punësimi i 400 zjarrfikësve për parandalimin e zjarreve pyjore gjatë periudhës verore

Të nderuar,

Për ballafaqimin me zjarret gjatë periudhës verore, Qeveria me Planin Operativ për vitin 2025 parashikon punësimin e 400 zjarrfikësve.

Me këtë masë, si Qeveri synojmë të arrijmë reagim të shpejtë dhe në kohë për të parandaluar zjarret që janë më të pranishme gjatë periudhës verore.

Zjarrfikësit bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të luftuar me flakët, duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish të tjerë, mjedisin jetësor dhe pasuritë materiale. Dhe pikërisht për këtë arsye, për parandalimin e zjarreve pyjore, këto 400 persona do të punësohen në komunat ku ka më shumë nevojë.

Gjithashtu, Plani Operativ për punësim për vitin 2025 përfshin edhe punësimin e 600 personave të papunë që do të angazhohen në punë të përgjithshme dhe projekte komunale nga infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në nivel lokal.

Me këtë kontribuojmë në parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret, si dhe në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve.

Si Qeveri mbetemi plotësisht të përkushtuar në marrjen e vendimeve dhe projekteve në interes të qytetarëve.

Mjedisi jetësor i shëndetshëm dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, por edhe mbrojtja nga dukuri të tilla katastrofale gjatë periudhës verore është prioriteti ynë.

Qeveria punon për një transformim tërësor të shtetit.

Shtet në rrugën e ndryshimeve!