Mickoski: Projektet nga veprimtaria kërkimore-shkencore në Maqedoni e kanë mbështetjen tonë si Qeveri

Është mirë të jesh në shtëpi, ky është institucioni im, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Shkup dhe jam shumë i lumtur dhe ndiej një emocion të veçantë, sepse vetë ngjarja është mesazh se fokusi i kësaj Qeverie, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe Zyrën e Komisionit Evropian tek ne, është shkenca.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse vetëm përmes shkencës mund të ecim përpara. Nëse e zhvillojmë shkencën, mund të ecim përpara. Pa shkencë të fuqishme, pa arsim të fuqishëm, pa arsim të lartë të fuqishëm, por jo vetëm të lartë, arsimi duhet të jetë i fuqishëm që nga mosha parashkollore, përmes arsimit fillor, të mesëm e deri te ai i larti, nuk mund të kemi rritje të fuqishme të shtetit, nuk mund të kemi zhvillim të ekonomisë, e me këtë edhe në sektorët e tjerë.

Është mirë që do të ketë shkëmbim të shkencëtarëve. Është mirë që shkencëtarët tanë do të udhëtojnë jashtë dhe që shkencëtarët nga jashtë do të vijnë tek ne. Me këtë bëhet transfer i njohurive, krijohet rrjetëzim, publikohen punime shkencore, ndihmohet industria. Është shumë e rëndësishme të thuhet se të gjitha këto arritje shkencore që presim të jenë rezultat i këtij projekti, do të ndihmojnë në zhvillimin e industrisë dhe me këtë edhe të ekonomisë.

Kështu që, në përgjithësi, për mua është një ditë e veçantë dhe absolutisht ngjarjet e këtilla, projektet e këtij lloji e kanë mbështetjen tonë të plotë si Qeveri.