Në emisionin Top Tema sonte, Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi theksoi se masat që janë miratuar tashmë po japin rezultate.
"Në këto 11 muaj, masat që kemi miratuar tregojnë se po japin rezultate. Por çfarë duhet të bëjmë për zgjidhje afatmesme ose afatgjata? Duhet të mbështesim prodhuesit vendas ose fermerët vendas dhe është e qartë se nëse arrijmë në pikën e mbështetjes së këtyre masave ose zbatimit të këtyre programeve, çmimet e produkteve bazë ushqimore dhe produkteve bujqësore do të ulen ashtu siç kemi bërë tani për produktet që janë në këtë periudhë kohore që prodhohen në kohën sezonale", thotë Durmisi.