Mirëdita edhe nga unë.
Për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem i pranishëm në këtë ngjarje, së bashku me ministrin dhe zëvendëskryeministrin e Qeverisë, Nikolloski dhe drejtorin e NPRRSH-së, Koce Trajanovski. Ata thanë pothuajse gjithçka, ndërsa ajo që unë do të doja të shtoja është se, përveç të gjitha atyre projekteve që Ministria e Transportit dhe NP për Rrugë Shtetërore i realizojnë në mënyrë mjaft ambicioze dhe të suksesshme, mund të përmend se në këtë moment, me përfundimin e thirrjes së dytë për aplikim për projekte që do t’i financojmë nga buxheti shtetëror, e që kanë të bëjnë me njësitë e vetëqeverisjes lokale – komunat – së bashku me projektet nga thirrja e parë, do të kemi gjithsej rreth 1.200 kantiere ndërtimi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Maqedoninë e pavarur – që njëkohësisht të punohet në 1.200 pika të ndryshme, gjë që është shumë e rëndësishme.
Dhe kur të gjitha këtyre t’u shtojmë edhe të gjitha këto projekte që po përfundojnë ose që po nisin, të cilat jashtë këtij programi financohen nga Qeveria dhe ndërmarrjet publike apo shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, arrijmë në një numër mbresëlënës prej 1.500 projektesh, diçka që vërtet paraqet një gjë e rrallë. Tani kemi një rast ose situate ose shembull që do ta quaja mjaft të veçantë -se si do të mundet operativa jonë ndërtimore ta përballojë gjithë këtë volum pune njëkohësisht dhe t’i realizojë këto projekte.
Në lidhje me këtë, të premten do të kemi një takim në Odën Ekonomike, së bashku me zotërinjtë që janë pas meje dhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe të Odës së Ndërtimtarëve, ku do të diskutojmë për të bërë një plan dhe një dinamikë të veprimit, sepse ne dëshirojmë që sa më shumë kompani ndërtimore maqedonase, operativë ndërtimore maqedonase, të jenë ato që do t’i realizojnë obligimet lidhur me të gjitha këto kantiere për të cilat fola më herët.
Pra, dallimi është se deri para një viti në Maqedoni vlente një parim – si deri tani – kur Maqedonia vidhej, ndërsa tani në vitin që kaloi kemi një parim krejt tjetër: Maqedonia po ndërtohet dhe Maqedonia do të vazhdojë të ndërtohet.
Edhe një herë, dua të shpreh falënderim për Koce Trajanovskin dhe Aleksandar Nikolloskin, si dhe për të punësuarit në ministri dhe në ndërmarrjen publike.
Gjithashtu, dëshiroj të shpreh një falënderim të madh për deputetët në Kuvendin e Maqedonisë që vijnë nga kjo anë të Maqedonisë juglindore, të cilët luftojnë me vendosmëri që sa më shumë projekte të realizohen pikërisht në këtë pjesë të vendit – dhe këtë e bëjnë me mjaft sukses.
Faleminderit qytetarëve, sepse ata janë frymëzimi ynë, dhe jam i bindur se në periudhën që vjen bashkë do të realizojmë edhe mijëra projekte të reja.
Ju faleminderit dhe Zoti na e bekoftë Maqedoninë.