Mbledhja e 78-të e Qeverisë

Седницата се одржа на: 
03/06/2025 - 12:00
Соопштение за јавноста: 
Точки на предлог-дневен ред: 


Pika Titulli
1 Informacion për shitjen e pasurisë së konfiskuar, me propozim-vendime (3) (hapësirë afariste në QTQ Shkup, pasuri e patundshme – banesë në PK 2019, KK Çair dhe pasuri e patundshme – banesë në PK 15976, KK Ohër 3)
2 Informacion në lidhje me Kërkesën e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele me nr.ark.03-482/1 të datës 31.1.2025 për parashtrimin e kërkesës për dhënien e interpretimit autentik të ligjit
3 Propozim-vendim për regjistrimin e të drejtës së pronësisë mbi pasurinë e patundshme në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kadastrën e patundshmërive (U nr.4/25 – sallë sportive në PK nr.8732/1 për KK Qendër 1)
4 Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për zhvillimin e procedurës për zgjedhjen e një personi juridik që ushtron veprimtari ose ka leje për grumbullim dhe/ose transport, përpunim, riciklim dhe asgjësim të mbeturinave
5 Propozim-vendim për ndërprerje dhe për dhënie në përdorim të përhershëm të pasurisë së tundshme në komunën Nagoriçan i Vjetër (automjet motorik për pasagjerë Lada Niva)
6 Propozim-vendim për ndërprerje dhe për dhënie në përdorim të përhershëm të pasurisë së tundshme në komunën e Kratovës (automjet motorik për pasagjerë Lada Niva)
7 Raport vjetor për punën e Këshillit për arsimin e të rriturve për vitin 2024 dhe Plani vjetor për punë i Këshillir për arsimin e të rriturve për vitin 2025
8 Informacion me propozim për miratimin e Vendimit për dhënie të pëlqimit për Vendimin për përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të të punësuarve në Ndërmarrjen publike për menaxhim me kullosa për vitin 2025, me Propozim-vendim
9 Informacion për miratimin e Vendimit për dhënie në përdorim të përhershëm të pasurive të patundshme në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore
10 Informacion për mirëmbajtjen e Mbledhjes Vjetore të Aksionarëve të Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike "Elektranat e Maqedonisë së Veriut", në pronësi shtetërore, Shkup, për vitin 2023 me Propozim-Vendime dhe Propozim-Konkluzione
11 Informacion për sigurimin e ndihmës teknike (grant) nga BERZH dhe CDP për përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e projektit të Elektrocentralit me Erë Miravc
12 Informacion për vazhdimin e aktiviteteve me AFD për përgatitjen e dokumentacionit për sigurimin e mjeteve për implementimin e projektit të Elektrocentralit Hibrid Fotovoltaik Bogdanc, për realizimin e të cilit do të nevojitet garanci shtetërore
13 Informacion për shfuqizimin e Vendimit për dhënie të pëlqimit për Marrëveshjen për ndihmë shtetërore për Shoqërinë BMZ ShPKNjP Shkup – Përdorues në zonën zhvillimore industriale teknologjike Shkup 2 dhe për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen për ndihmë shtetërore për BMZ ShPKNjP Ilinden
14 Raport për punën e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024
15 Propozim-vendim për kalimin në pronësi të pasurisë së patundshme Komunës së Kumanovës (DP Done Bozhinov 1)
16 Informacion me propozim-vendim për dhënie me qira të objekteve në pikat kufitare për komunikacion rrugor
17 Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për qira të tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Shoqërinë HEM-ALIANS ShPKNjP Negotinë, me seli në vendbanim pa sistem rrugësh, Pepelisht, Negotinë, me Propozim-Vendim
18 Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Shoqërinë për prodhim, tregti dhe shërbime STENLEJ SHPK Pehçevë, me Propozim-Vendim
19 Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për dhënien me qira të tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Trajçe Stojanovski, fsh. Timjanik, Negotinë, me Propozim-Vendim
20 Informacion për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për dhënien me qira të tokës bujqësore me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Shoqërinë për prodhim, tregti dhe shërbime ILIEVSKI WINERY SHPKNJ Sveti Nikollë, rr. Skopska nr.132, Sveti Nikollë, me Propozim-Vendim
21 Informacion lidhur me kërkesën e Koncesionarit "Hidro Doshnica" SHPK Shkup për vazhdimin e afatit për ndërtim dhe fillimin e punës së hidrocentraleve të vogla HCV Barov Doll dhe HCV Paprad
22 Informacion në lidhje me kërkesën e Koncesionarit HYDRO ELECTRIC POWER SHPKNJP Novosellë për zgjatjen e afatit për ndërtim dhe fillimin e punës komerciale të hidrocentralit të vogël, HCV Mokrievë
23 Informacion në lidhje me kërkesën e Koncesionarit BIOR Energy SHPKNJP Tetovë për zgjatjen e afatit për ndërtim dhe fillimin e punës së hidrocentraleve të vogla, HCV Reçicë 1 dhe HCV Reçicë 2
24 Informacion në lidhje me kërkesën e Koncesionarit AK HIDRO 2016 SHPKNJP Tetovë për zgjatjen e afatit për ndërtim dhe fillimin e punës komerciale të HEC Vejaçka
25 Informacion lidhur me kërkesën e Koncesionarit DIS ENERGY Sh.P.K Shkup për vazhdimin e afatit për ndërtim dhe fillimin e punës komerciale të hidrocentralit të vogël, HEC Malla Reka me nr.ref. 361
26 Informacion në lidhje me kërkesën e Koncesionarit Hidroenergji SHPKNJP Shkup për vazhdimin e afatit për ndërtim dhe fillimin e punës komerciale të hidrocentralit të vogël HEC Strovij me nr. ref. 250
27 Informacion në lidhje me procedurat për Kërkesat për transferimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale
28 Propozim – Vendim për zgjatjen e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – mermer, Shoqërisë Aksionare për prodhim dhe përpunim të mermerit FIMAR BALKAN SHA Shkup, në lokalitetin ‘Gallabovec – Novi Prisad’, Komuna e Prilepit
29 Propozim-vendim për vazhdimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale - mermer, Shoqërisë Tregtare për prodhim dhe hulumtim LARIN MRAMOR COMPANY SHA eksport-import Shkup në lokalitetin “Gallabovec – Novi Prisad”, Komuna e Prilepit
30 Propozim-vendim për vazhdimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale - riolit, Shoqërisë për tregti, prodhim dhe shërbime MINERAL – GRUP SHPK Strumicë në lokalitetin “Kriv Pat” fsh. Kuklish, Komuna e Strumicës
31 Propozim-vendim për vazhdimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale - gëlqeror, Shoqërisë Tregtare për transport dhe tregti Mamudi Vezir MAMUDI-TRANS import-eksport fsh. Ladorisht Strugë SHPKNJP në lokalitetin “Krasta”, fsh. Ladorisht, Komuna e Strugës
32 Propozim-vendim për vazhdimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale - gëlqeror, Shoqërisë Ndërtimore, prodhuese, tregtare dhe shërbimeve Amdi Amzai ASNERA import-eksport fsh. Frëngovë Strugë SHPKNJP në lokalitetin “Llokov” fsh. Frëngovë, Komuna e Strugës
33 Propozim-vendim për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes për koncesion për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale - andezit në lokalitetin “Kosovicë” fsh. Uzem, Komuna e Kriva Pallankës
34 Propozim-vendim për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e shpenzimeve për ndjekjen e trajnimeve dhe dhënien e provimit për fitofarmaci për përdorues profesionistë, këshilltarë dhe distributerë
35 Informacion për procesin e plotësimit të formularit online - pyetësor, me të dhëna për pasurinë e patundshme shtetërore (objekte dhe toka) nga të gjitha organet shtetërore dhe personat juridik të themeluara nga shteti dhe institucione të tjera
36 Informacion për plotfuqishmërinë e tre vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastet Stojanovska dhe 7 aplikime të tjera (A nr. 2472/23), Stankovska dhe 16 aplikime të tjera (A nr. 11951/23) dhe Nalbanti-Dimoska dhe 1 aplikim tjetër (A nr. 54213/20)
37 Informacion mbi 18 çështje të hapura pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbi implikimet e mundshme financiare për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që rrjedhin nga të njëjtat, si dhe mbi mundësinë e zgjidhjes së tyre me marrëveshje
38 Informacion mbi mundësitë dhe kushtet për zgjidhje me marrëveshje të çështjes Ruzhica Nikollovska kundër Maqedonisë së Veriut, A.nr. 4137/21
39 Propozim për fillimin e procedurës për negocimin për lidhjen e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Estonisë për bashkëpunim në luftën kundër krimit, me projekt-tekst të Marrëveshjes
40 Kërkesë nga Sanell Kusturica për marrjen e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas nenit 11 të Ligjit për nënshtetësi
41 Propozim-vendim për dhënie në përdorim të përhershëm të pasurive të patundshme Institucionit Penal-Korrektues Burgu i Kumanovës me repart të hapur në Kriva Pallankë
42 Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “ANATOLIA 25” në Republikën e Turqisë
43 Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “PLATINUM WOLF 25” në Republikën e Serbisë (17 pjesëtarë nga personeli i deklaruar në Forcat Speciale Mjekësore Ballkanike – (FSMB) të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut)
44 Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen “PLATINUM WOLF 25” në Republikën e Serbisë (10 pjesëtarë të Policisë Ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut)
45 Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve dhe zëvendësve të tyre për Komisionin për eksport të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë
46 Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë turistike, me procedurë të shkurtuar
47 Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besueshme (*), procedurë e shkurtuar
48 Propozim-ligj për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore (*), procedurë e shkurtuar (Agjenda Reformuese)
49 Informacion për zhvillimin e prokurimit publik shumëvjeçar për ndërtimin, zgjerimin, përmirësimin dhe rikonstruksionin e SHFK “Goce Dellçev” - fsh. Ednokuqevë, Komuna e Bosillovës
50 Informacion për nevojën e miratimit të Vendimit për fillimin e punës së programit studimor të ciklit të tretë të studimeve akademike - studimeve doktorale (180 ECTS) në „Historia e Maqedonisë“ në ISHP Instituti i Historisë Kombëtare - Shkup, pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ – Shkup, me Propozim-vendim
51 Informacion për nevojën e miratimit të Vendimit për fillimin e punës së programit studimor të ciklit të tretë të studimeve akademike - studimeve doktorale (180 ECTS) në “Media dhe Komunikim” në Fakultetin për Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, me Propozim-Vendim
52 Propozim-vendim për ndërprerje dhe dhënie në përdorim të përhershëm të sendit të tundshëm Komunës së Aerodromit (për nevojat e Shkollës Fillore Komunale “Ljuben Lape” Aerodrom)
53 Propozim-vendim për ndërprerje dhe dhënie në përdorim të përhershëm të sendit të tundshëm Komunës së Shtipit (për nevojat e Shkollës Fillore Komunale “Vanço Përke” Shtip)
54 Propozim-vendim për ndërprerje dhe dhënie në përdorim të përhershëm të sendit të tundshëm Komunës së Sveti Nikollës (për nevojat e Shkollës Fillore Komunale “Kirili dhe Metodi” Sveti Nikollë)
55 Propozim-vendim për ndërprerjen dhe dhënien me përdorim të përhershëm të sendit të tundshëm Qendrës Shtetërore Shkollore për Edukim dhe Rehabilitim „Partenija Zografski” Shkup
56 Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për zhvillimin e procedurës së zgjedhjes së një personi juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbeturinave
57 Propozim-vendim për përcaktimin e punëve të matësit në funksion të regjistrimit të patundshmërive në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut  (objekt i cili ndodhet në PK nr.7022, KK Shtip-5, Komuna e Shtipit)
58 Propozim-vendim për përcaktimin e punëve të matësit në funksion të regjistrimit të patundshmërive në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut (objekt në PK nr.1140, KK Gazi Babë, Komuna e Gazi Babës)
59 Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për Vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Institucionit Publik Shëndetësor Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar – Dibër, për ofrimin e shërbimeve specialistiko-konsultative të kujdesit shëndetësor në nivelin sekondar në fushën e endokrinologjisë
60 Propozim-vendim për ndërprerje dhe dhënie në përdorim të përhershëm të pasurisë së tundshme Institucionit Shëndetësor Publik Klinika Universitare për sëmundjet respiratore tek fëmijët Kozle - Shkup (2 inhalatorë)
61 Propozim-vendim për ndërprerje dhe dhënie në përdorim të përhershëm të pasurisë së tundshme Institucionit Shëndetësor Publik Spitali i Përgjithshëm Veles (Laser kirurgjik për përdorim mjekësor dhe kolonë artroskopike me rezolucion 4K)
62 Informacion për nismën e Ministrisë për Shëndetësi për aplikim për grant nga Fondi për Pandemitë, me bashkëngjitje Aplikimin për grant
63 Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i parashtruar nga grupi i deputetëve
64 Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 57, paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 40/2006, 136/2008, 148/2008, 155/2008, 163/2008, 44/2011, 51/2011, 142/2012, 31/2013, 34/2013, 14/2014, 30/2014, 196/2015, 35/2016, 97/2016, 99/2016, 136/2016, 142/2016, 67/2017, 125/2017, 35/2018, 99/2018, 140/2018, 208/2018 dhe 27/2019 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 98/2019, 42/2020, 74/2021, 215/2021, 58/2024 dhe 76/2024), e parashtuar nga deputeti Dimitar Apasiev
65 Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 81 nga Ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar në procedurë penale dhe kundërvajtëse (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 64/24 dhe 37/25), e parashtruar nga deputeti Daniell Stojçevski
66 Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 34 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/24), e parashtruar nga deputetët Halil Snopçe, Kaltrina Beqiri, Adnan Azizi, Salim Sulejmani, Rijad Shaqiri dhe Saranda Imeri
67 Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, në procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga grup deputetësh
68 Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 2 nga Ligji për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 174/2021), e parashtruar nga deputeti Brane Petrushevski
69 Ofertë nga noterja Ana Dojçinovska nga Shkupi, për shitje të pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 586225, për KK Kisela Vodë 1, në PK nr. 5368/1, vendi/rruga e quajtur “Prvomajska 13/8”
70 Ofertë nga noteri Sasho Vasilevski nga Shkupi, për shitje të pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 1254, për KK Orman, në PK nr. 392, vendi/rruga e quajtur “Tërlisht”
71 Ofertë nga noteri Dejan Pavlloski nga Shkupi, për shitje të pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 907, për KK Vizbeg, në PK nr. 97, vendi/rruga e quajtur “Konjski Dol”
72 Ofertë nga noteri Zafir Haxhi-Zafirov nga Shkupi, për shitje të pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 8179, për KK Gjorçe Petrov 1 – Novo Sellë, në PK nr. 679, vendi/rruga e quajtur “Jazik”
73 Ofertë nga noterja Anita Adamçevska nga Shkupi, për shkëmbim të pasurive të patundshme të regjistruara në Fletëpronësinë nr. 1367, 1347, 1348, 1349, 1351, 1355, 1356, 1357, 1358, 1365, 1369, 1371, 1372, 1374, 1375, 1376, 1377, 1379, 1380, 1381, 1382, 1384, 1385, 1387, 27385, 26106, 27978, për KK Hasanbeg 1
74 Ofertë nga noterja Ana Dojçinovska nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 152, për KK Rakotinc, në PK nr. 220, vendi/rruga e quajtur "Fshat"
75 Ofertë nga noterja Ermira Mehmeti nga Shkupi, për shitjen e pasurisë së patundshme të regjistruar në Fletëpronësinë nr. 414, për KK Çair, në PK nr. 2527, Fletëpronësia nr. 418, për KK Çair, në PK nr. 2523 dhe Fletëpronësia nr. 957654, për KK Çair, në PK nr. 1056/3, vendi/rruga e quajtur "Dizhon"
76 Çështje kadrovike – 78
77 Pyetje dhe propozime – 78
78 Informacion për dorëzimin e Projektit për themelimin e njësisë së re "Fakulteti për Shkenca Mjekësore dhe Shëndetësi" pranë Universitetit MIT në Shkup, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë*
79 Raport për realizimin e Programit për zhvillim të turizmit në Repulikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024
80 Raport për realizimin e Programit për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta për vitin 2024
81 Raport për realizimin e Programit për mbështetjen e konkurrencës së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024
82 Raport për realizimin e mjeteve Buxhetore për vitin 2024 të destinuara për realizimin e Marrëveshjes për ofrimin e shërbimit publik të transportit të udhëtarëve si shërbim me interes publik në transportin hekurudhor të udhëtarëve dhe kompensimin e një pjese të humbjeve gjatë ofrimit të këtij shërbimi për periudhën 2023–2025
83 Informacion për punën e Shoqërisë Aksionare për vitin 2024, me të dhëna për aktivitetet e përfunduara gjatë vitit, si dhe të dhëna për nivelin e të ardhurave personale të organeve drejtuese të Shoqërisë Aksionare
84 Raport për punën e NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup për periudhën nga 1.1.2024 deri më 31.3.2024
85 Raport për punën e NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup për periudhën nga 1.4.2024 deri më 30.6.2024
86 Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtat e lidhura me të
87 Kërkesë për miratimin e punës së Këshillit Mbikëqyrës dhe Bordit Drejtues të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport SHA Shkup, për lidhjen e Marrëveshjes për hua afatshkurte financiare nga Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pagesën e pjesës së dytë të pagës për muajin prill në Hekurudhat e RMV – Transport SHA Shkup
88 Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për dhënie me qira afatgjate të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Shoqërinë për prodhimin e energjisë elektrike Ani-Energetik SHPK Tetovë